Ndërron jetë ish-mbreti i fundit i Greqisë, Konstantin
Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare ish-mbreti i Greqisë, Konstantin. Mediat greke raportojnë se varrimi do të jetë privat dhe pa ceremoni shtetërore dhe ai do të kryhet në rezidencën verore të familjes, në Tatoi. Qeveria do të përfaqësohet në ceremoni me ministrin e Kulturës.
Monarkia në Greqi u abrogua me referendumin e vitit 1974. Konstantin vjen nga Shtëpia e Schleswig-Holstein-Sonderburg-Glucksburg dhe rrjedh nga Kristian IX i Danimarkës. Familja drejtoi Greqinë që nga viti 1863 dhe ka lidhje të shumta me familjet monarkie të Europës.
Konstantin ka motër Sofinë, gruaj e ish-mbretit të Spanjës, Huan Karlos I, kurse Pricne Filip, burri i ish-mbretëreshës Elisabet II është xhaxhai i tij. Gruaja e tij, Anne-Marie është motra më e re e Mbretëreshës Margrethe të Danimarkës.
Add new comment