Shërbimi sekret gjerman tronditet nga skandali i depërtimit të spiunazhit rus
Shërbimi gjerman i zbulimit, BND, është prekur nga ai që në mediat e Gjermanisë po quhet skandal i spiunazhit rus. Sipas revistës “Spiegel” më 21 dhjetor 2022, Zyra e Policisë Kriminale Federale arrestoi në kreun e njësisë së BND-së në Berlin, Carsten L.
Sipas policisë gjermane personi në fjalë akuzohet se u ka kaluar rusëve të dhëna të klasifikuara.
Dy muaj pas një raportimi në Parlament, kreu i shërbimit, Bruno Kahl ka pranuar se ka gjasa që në radhët e BND-së të “ketë një rast tradhtie”. Revista vë në dukje se problem me skandalin shtohet edhe për faktin se BND-ja nuk arriti të kishte ndonjë parashikim objektiv mbi sulmin në Ukrainë. Nga ana tjetër marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve kanë kompromentuar standardin e reagimit të autoriteteve gjermane ndaj veprimtarisë së shërbimeve ruse në Gjermani siç raportohet p.sh rasit i eliminimit të një azilanti gjeorgjian, Zelimkhan Khangoshvili.
“Spiegel” vë në dukje edhe një problem mentaliteti që i ka parë shërbimet sekrete në periferi. Sipas saj, për vite të tëra departamentet e kundërspiunazhit dhe shërbimeve sekrete të ushtrisë kanë vuajtur nga një mungesë kronike stafi, ndërkohë që Berlini i ka trajtuar me arrogancë paralajmërimet e partnerëve të Europës Lindore.
Ndërkohë që skandali po konsumohet zyrtarët në Berlin po e interpretojnë atë si një goditje ndaj spiunazhit rus, mirëpo mënyra sesi po ekspozohet kjo gjë tregon se narkoza e relacioneve ruso-gjermane nuk ka dalë ende në Gjermani. Nuk është çudi që edhe arrestimi në fjalë të jetë kombinacion i shërbimeve perëndimore që e kanë vënë kështu Berlinin para faktit të kryer.
Add new comment