Ultimatume pa kuptim në Tiranë

Postuar në 27 Dhjetor, 2022 15:50

Shqipëri-Kosovë”, “Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim. Kosovë-Shqipëri, ne jemi një!

Këto janë disa thirrje nga protesta e sotme para ambasadës serbe në Tiranë. Protesta e iniciuar nga shoqëria civile risjell të njëjtin rituar të një solidariteti artificial që bëhet i tillë nga ultimatumet që hidhen të parat në qarkullim.

Qytetarët i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të trajtojnë me përgjegjësi këtë çështje

vijon raportimi mbi këtë protestë.  

Fjali që në fakt thotë një të vërtetë më të madhe për natyrën e reagimit tonë mbi çështje që janë teorikisht me rëndësi. Thotë një të vërtetë më të madhe, për shkak se të paktën në këto tri dekada ne kemi parë si më praktike që çështjet tona t’ua delegojmë si përgjegjësi të tjerëve, jo vetëm kufijtë dhe pasojat e tyre, por edhe probleme më të brendshme si reforma në drejtësi. E mban mend kush protestën e organizuar nga ambasada amerikane me socialist entuzistë pro reformës? A ka gjë më qesharake për një shoqëri se kjo?

Në këtë kuptim, protesta në Tiranë nuk dihet se çfarë do të thotë, përveçse një sinjal mbështetjeje për qeverinë e z. Kurti që ka aktualisht një sfidë përpara. E vetmja vlerë e një proteste të vazhduar në Tiranë kundër politikave të Beogradit, do të ishte minimi i klimës së bashkëpunimit që Tirana zyrtare ka aktualisht me Serbinë në kuadër të disa marrëveshjeve, çka do të krijonte probleme reale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.