Komuniteti hebre?! Edi apo kryeministri është aty?!

Postuar në 26 Dhjetor, 2022 23:11

Këto ditë në rrjetet sociale janë parë qeveritarë të kombësisë shqiptare të festojnë të lumtur – në dukje – një festë hebreje: Hanukah. 

Rëndësi shtetërore i ka kushtuar Kosova, por edhe mund të kuptohet kjo për shkak të njohjes që Izraeli i dha shtetit në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit. 

Rëndësi i kanë dhënë edhe në Tiranë, me dallimin se këtu kryeministri i vendit ka marrë familjen e është prezanuar në një ceremoni që nuk dihet pse bëhet te sheshi “Nënë Tereza”. Flet aty edhe kreu i komunitetit Bektashi, kryeministri poston foto dhe flet “për një komunitet hebre” që nuk kalon gishtat e duarve, del në foto familjare me të birin dhe të shoqen dhe na thotë të gjithëve ne se është aty si kryeministër dhe se po luan politikë të hollë në interesin tonë. 

Tani një mesazh urimi do mjaftonte sepse gjërat kanë rëndësinë që kanë dhe ky ceremonialiteti i tepruar mban era lëpirje. Kush e njeh këtë që ecën ende si kryetagrambledhës në këtë vend e di shumë mirë se çfarë kategorie e ka lëpirjen ai dhe nuk habitet për këto që shohim. Problemi është se një jovertebror si ky e mbushi Tiranën me lloj e soj emrash e simbolikash për interesa immediate të cilat i ka qoka. P.sh nuk e kemi parë të përkujtojë të rënët e grushtit të shtetit në Turqi të cilëve u dedikoi një monument a përmendore dhe kjo tregon fare mirë se çfarë raporti mban ky zotëri me historinë dhe politikën. 

E drejta e tij si Edi Rama, të lëpihet e zhgërryhet siç ia do soji, por si kryeministër? Nuk mund të banalizoht dhe relativizohet kaq shumë çdo gjë sepse në vend se të fitojmë respekt apo të paktën konsideratë për festa e data që të tjerët i kanë të rëndësishme rrezikohet të kompromentohet perspektiva e marrëdhënieve dhe respektit. Pse kush do donte të bënte të njëjtën gjë që bën një lloj sahanxhiu si ky që ka gjetur edhe këta të ashtuquajturit krerë komunitetesh fetare që i përdor si pare xhepi?!

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.