Si të bësh seks me një grua të shëndoshë

Postuar në 28 Nëntor, 2022 15:44
Gina Tonic

 

Herët e para që u qiva si vajzë mbipeshë, vishja gjithmonë bluzën me kapuç “Superman” të të dashurit tim, për të fshehur trupin. Isha 16 vjeç, kisha masën 14 dhe ishte viti 2009 – shumë kohë përpara se qasja body-positive të bëhej e modës ose të mbushte murin e profilit tim në Tumblr. Tani jam një grua 26-vjeçare, me rroba të masës 20. Seksi ka ndryshuar vit pas viti, pasi trupi im është bërë më i madh dhe numri i takimeve më i vogël. Me partnerë plus size, ne mund të ngjeshim barqet pas njëri-tjetrit, të prekemi dhe të shijojmë trashësinë e mishit në privatësi (ose me partnerë të tjerë, nëse bëhet fjalë për lojëra të seksit në grup). Por të qish një vajzë të shëndoshë kur nuk e njeh, nuk di çfarë i pëlqen apo çfarë nuk i pëlqen, është me sa duket një fushë e minuar për shumicën e njerëzve me peshë normale.

Përpara se të qihem me një partner të ri, ndiej nevojën t'i them paraprakisht se jam e shëndoshë. Biografia ime në Bumble thotë "zogëz me bark", fotot që kam përzgjedhur janë foto të të gjithë trupit, e megjithatë unë gjithmonë përfundoj duke bërë pyetjen: Prej sa kohësh të pëlqejnë vajzat e shëndosha?

Përgjigjet variojnë nga "kurrë", në "është thjesht një preferencë" deri te "nuk e kisha kuptuar më parë". Kjo e fundit është më fyese. Unë kam madhësinë e elefantit në dhomë dhe ti përpiqesh të pretendosh se nuk peshoj dyfish, çfarëdo që të bësh? Në realitet, ndonjëherë qihem me ndonjë që ka fetishin e të shëndoshave, për t'u ndjerë si një perëndeshë dhe pjesën tjetër të kohës, para se t’i lë të më fusin gishtat, thjesht sigurohem që ata të mos i kenë fobi të shëndoshat.

Me pak fjalë: është një fushë e minuar. Ah sikur dikush të mund të shkruante një udhëzues që hyn në punë … Oh, le të vazhdojmë më tej atëherë.

Më prek

Është një e vërtetë universale për të gjitha vajzat e shëndosha se fundi i barkut është pjesa më sikletosëse e trupit. E di këtë sepse atë zonë ma kanë prekur aq pak saqë jam e befasuar që ajo nuk është rrudhur dhe nuk është varur. Unë mendoj se kjo është ajo që edhe disa djem shpresonin se do të ndodhte. Shmangia e prekjes së barkut e bën edhe më të qartë se barku është aty. Nëse ha një kek me krem dhe kremin e lë në pjatë, kjo nuk e ndalon kremin të ekzistojë (ose të shijojë si ëmbëlsirë).

Nëse do të më qish, më qi të gjithën. Qirjet më të nxehta janë ato kur më kapnin barkun si të ishte një cicë e tretë, më puthnin mishin në rrugën drejt vaginës dhe nuk pretendonin se trupi im është më i vogël se sa është në të vërtetë. Do të habitesh se sa seksi është të kapesh pas mishit të butë kur futesh në trupin e vajzës së shëndoshë që po qi.

Mos i përmend ato të hollat

Mund ta lexoj në buzët e tua. Po vdes të më hipësh sipër. Po përpiqesh të zgjedhësh mes "gjithmonë kam dashur ta bëj me një të shëndoshë" ose “preferoj format e tua para vajzave të dobëta". Nëse ke menduar ndonjëherë se cila është mënyra më e shpejtë për të vrarë një atmosferë seksi, është pikërisht kjo. Nuk të bën të veçantë fakti se do të qish një vajzë të shëndoshë. Ka me qindra faqe videosh në Pornhub të meshkujve që fantazojnë për këtë dhe nuk e bën një vajzë të ndihet e veçantë nëse i thua se arsyeja për të cilën po e bën me të është madhësia e trupit të saj.

Nëse po qihesh me dikë posaçërisht për të përmbushur një fetish, më e pakta që i detyrohesh atij personi është t'i tregosh për fetishin. Do të habiteshe se sa gra të shëndosha do të vdisnin të ishin yje të kolme, por ta detyrosh të bëjë si e tillë një grua që thjesht do të qihet është ta katranosësh fare të gjithë muhabetin. A mund t'ju prezantoj me Feabie (rrjet social dhe takimesh për ata që preferojnë t’i ushqejnë dhe të ushqehen nga të tjerët), ku shoqja ime më e mirë, një vajzë e shëndoshë, më tha se mund të gjeja një të dashur të shëndoshë. Në fakt, gjithçka gjeta ishte tallja për fotot në të cilat shfaqesha duke ngrënë 12 kupa noodles. Nuk është për mua, por aty ka shumë nga ta që preferojnë t’i ushqejnë të tjerët, të ushqehen prej tyre apo dhe fetishistë të shëndoshë.

Përdor imagjinatën

Në dokumentarin e BBC-së “Tepër i shëndoshë për dashuri”, blogerja Emma Tamsin-Hill viziton një lokal seksi në Londër, ku ajo dhe shokët e saj të shëndoshë marrin këshilla nga trajnerja e seksit Athena Mae – e cila u tregon zonjave se si të menaxhojnë peshën e trupit kur janë sipër, pozicione të ndryshme për Face fuck dhe si të përdorësh një jastëk të posaçëm seksi. T’i dish të gjitha këto kur je vetë një vajzë mbipeshë është padyshim e dobishme, por si femër beqare, nëse një djalë e hedh mënjanë jastëkun e seksit sapo unë e marr në telefon për të lënë takimin, më duhet të them se do ta mbyll menjëherë telefonin.

Në vend të kësaj, përdore këtë informacion duke mos pasur nevojë të bësh shumë prova. Mbaj më shumë se dy jastëkë në krevatin tënd, në mënyrë që të mund të ma vësh njërin nën vaginë, nëse është nevoja. Nëse krevati yt nuk është dhe aq i fortë, le të bëjmë në dysheme. Nuk mund ta bëjmë në dush? M’i fut gishtat në banjë. Nuk kemi pse i mundojmë trupat tanë sikur po shtyjmë karrocën me materiale ndërtimi, kur të vetmet doreza që secili prej nesh mund të kapë janë tulet anësore të belit.

Më beso

Kur një vajzë hollake shpërndan një meme, me të cilën nënkupton se nuk do të rrijë sipër, le të themi se është një moment dembelizmi që femrat e tjera e kuptojnë. Por kur një vajzë e shëndoshë thotë "jo" për këtë dhe një budalla përpiqet ta inkurajojë ta bëjë duke i thënë “hë se nuk do të më shtypësh", duket sikur bota po i shembet para syve. E di që nuk do të të shtyp, pasi nuk jam një ndërtesë që po shembet, as ndonjë masiv guri si ata të Indiana Jones, por mes rreshtash ke thënë që mund të ndodhë edhe kur thua se nuk ndodh. Mos u përpiq të më motivosh të bëj pozicionin misionar; nuk je Derrick Evans (Derrick Errol Evans, i njohur më shumë si "Mr Motivator", është instruktor fitnesi me origjinë nga Xhamajka).

Pothuajse në të gjitha raportet seksuale që kam pasur ndonjëherë, e kam ditur më mirë se partneri se çfarë dua. Kjo më së shumti për arsye se kam qenë më afër klitorisit tim për më shumë se kushdo tjetër. Kjo është e vërtetë për këdo që ka pasur ndonjëherë një të tillë. Nëse një vajzë të thotë se nuk do të rrijë sipër, kjo është ndoshta sepse të rrish sipër kërkon më shumë përpjekje sesa të përkulesh për një doggy style – dhe jo sepse ajo pret që t’i përkëdhelin fytyrën dhe t'i thonë se gjithçka do shkojë mirë. Do të jetë më mirë shtrirë në shpinë, në pozicionin klasik.

Lëre fare

Nëse një vajzë e shëndoshë është zgjedhja jote e fundit në një natë fundjave, shoqja e të dashurës së shokut në një festë, ose kushdo që t’i mund ta shohësh si opsion - vish përsëri pantallonat dhe kthehu në shtëpi. Të qish njërën se je në dëshpërim apo ta bësh për eksperiment është një arsye më e keqe sesa të mos e bësh fare.

Burimi: https://www.vice.com/en/article/mbm7wx/how-to-have-sex-fat-girl-guide

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E persosur. Fine. Po perse permendte pa pushim gishtat. Ka zgjidhje me te natyrshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.