Çfarë thotë Mit'hat Frashëri dhe Faik Konica për llojin e "shtetasit Taulant"?

Postuar në 25 Nëntor, 2022 12:19

Prej 24 orësh në media po diskutohet përgjimi i telefonit të shtetasit Taulant. Është dhënë edhe numri përkatës. Opozita e ka identifikuar si Taulant Balla, diçka krejt befasuese nëse mban parasysh profilin publik të ish-numrit dy të Partisë Socialiste.

E megjithatë Partia Socialiste, që ka meritën e pamohueshme që solli Shqipërinë këtu ku ështtë, nuk ka reaguar. Si detyrim ndaj shoqërisë.

Vangjush Dako p.sh tha se i kishte duart akullore, dakord, një lloj reagimi është edhe ky. Damian Gjiknuri iku pa kundërshtuar e bën sikur dje ka ardhur nga emigracioni, hajde, një lloj qëndrimi.

Por për Ballën, peshën e rëndë të partisë, asnjë gjë. Zoti Rama vetë është nëpër internaconale që po voton andej për një botë më të gjelbër.

Ndoshta po duan ta kalojnë në heshtje. Deri më atëherë na lind e drejta të pyesim: Çfarë thotë Mit’hat Frashëri dhe Faik Konica për këtë kategori?  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.