Borrell fton në takimin tjetër Vuçiç dhe Kurtin. Çfarë humbi Kosova?

Postuar në 24 Nëntor, 2022 18:04

Marrëveshja për targat e arritur në një nivel të dytë përfaqësimi të dytë ka dhënë kohë për një raund tjetër bisedimesh mes Prishtinës dhe Kosovës. Vendimi është i dyanshëm: Kosova nuk aplikon gjoba, por Serbia nuk emeton më targa të reja. Në këtë kuadër, Peter Stano, zëdhënës i BE-së ka deklaruar se Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Borrell, do të ftojë në një takim të ri Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiç, ndërkohë që ky i fundit ka njoftuar se serbët do të rikthehen në insititucionet e Kosovës, kur të nnisë procesi i krijimit të Asosacionit.

Lajmi në vetvete është sqarues mbi atë që ndodhi në takimin e fundit dhe mbi atë që pritet: në Tiranë dështimi i bisedimeve tetë orëshe në ndërmjetësi të Borrell, u interpretua si fundi i botës, si prishje e relacioneve mes Perëndimit dhe Prishtinës, si aventurë. Duhet të mbajmë parasysh se diplomacia nuk ushtrohet nga shenjtorët dhe nëse Borrell i lejoi vetes të njoftonte një trakt kundër kryeministrit të Kosovës, ky i fundit u kundërpërgjigj duke thënë se zyrtari i BE-së kishte ulur nivelin e negociatave nga politike në teknike. Dhe për ta konkretizuar këtë pretendim, Prishtina pranoi diskutim vetëm për targat me një nivel tjetër përfaqësimi nga ai I kryeministrit.

Vetë ftesa e dytë e Borrell siç njoftohet nga Stano dhe pretendimi I Vuçiç për Asosacionin e hapin diskutimin për kërkesën politike të normalizimit, i cili vërtet që mund të vijë duke lëshuar në mënyrë reciproke, por e kërkon një shenjë të besimitë të mirë.

Drafti franko-gjerman për të cilin Borrell nuk duket se ka qejf të flasë, parashikon zotimin për mocenim integriteti territorial, prej nga ku mandej vijohet diskutimi për pika të tjera. Duhet të kujtojmë se firmosja prej Serbisë e këtij dokumenti do kërkonte rishikim të Kushtetutës së saj dhe do shtronte për diskutim nevojën e shfuqizimit të Rezolutës 1244 të OKB-së.

Atëherë: çfarë ka humbur Kosova? Asgjë në praktikë. Ajo ka humbur humorin e pazhëve të Tiranës, ndërkohë që ka deklaruar se është në tryezë në mos për një negociatë më të mençur nga ajo që kemi parë deri më tani, për një negociatë ndryshe. Të paktën si diplomaci publike.

Janë po këta pazhë që thirrjet patetike dhe pa bukë të Edi Ramës për rezolutën e Dick Martyt e marketuan deri si mundësi që Europa të vërë në vend dinjitetin e vet. Po fjalë, fjalë që i merr era.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.