Gjashtë kërkesat e Zelenskiyt për paqen në Ukrainë përfshijnë edhe "restaurimin e rendit botëror"
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka prezantuar përpara liderëve të vendeve të G20 kërkesat e vendit të tij për rikthimin e paqes.
Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërrimtare e Rusisë duhet dhe mund të ndalet
ka thënë ai, duke listuar gjashtë kushte, apo kërkesa që janë sipas tij, një formulë për paqen:
- Siguri bërthamore
- Siguri ushqimore
- Siguri energjetike
- Lëshimi dhe rikthimi i të burgosurve dhe të deportuarve
- Zbatimi i Kartës së OKB-së, restaurim i integritetit territorial të Ukrainës dhe rendit botëror
- Tërheqja e trupave ruse dhe ndalimi i luftimeve
janë pikat e Zelenskiyt që ka shtuar se “Ukraina nuk do të presë që trupat ruse të rifuqizohen”.
Bie në sy pika e pestë sipas kësaj renditjeje, ku presidenti ukrainas flet për restaurim të rendit botëror, një përgjegjësi që në terma praktikë nuk i takon Ukrainës, për më tepër që ajo mund ta kërkojë këtë thjesht me Kartën e OKB-së.
Comments
ska faj, ky ka studiuar si ti
ska faj, ky ka studiuar si ti bjere pianos jo me duar ... e historine nuk e ka pas qejf, dhe tashti me keshilla nga me te medhejte vjen me keto mufka.
ta shohim si do i shkoje dimri kete vit. putini nuk eshte budall qe u terhoq perkohesisht nga qytetet e shkateruara.
Add new comment