Lista Serbe ndërmerr nismën për largim nga institucionet e Kosovës
Mediat serbe raportojnë se përfaqësuesit e pakicës serbe në Kosovë po shkojnë drejt largimit nga të gjitha institucionet e vendit. Sipas B92, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka njoftuar një takim urgjent me përfaqësuesit e institucioneve të veriut të Kosovës. Në takim, ai do të propozojë që të gjithë serbët të lënë institucionet e Kosovës në veri, duke nisur me të personalisht dhe duke vazhduar me serbët nga njësitë e vetëqeverisjes, zyrës së prokurorit, gjykatës, policisë etj. Sipas tij shkak për këtë është bërë shkarkimi i turpshëm, antiserb madje nga Prishtina i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Veriut, Nenad Gjuriç, për shkak se ai refuzoi të lëshonte paralajmërime për qytetarët serbë për targat e vjetra.
Duke marrë parasysh të gjitha presionet ndaj të cilave njerëzit tanë janë të ekspozuar dhe të gjithë serbët krenarë që nuk bien dakord të jenë dekor i Prishtinës, ne duhet të fuqizojmë dhe ndërtojmë institucionet serbe në këto zona në bashkëpunim me vendin tonë, Serbinë
citohet Rakiç.
Vendimi është një hap që duket se sinkronizohet me Beogradin që e ka parë vendimin e qeverisë Kurti për targat si poshtërues dhe destabilizues, edhe pse nuk ka qenë në gjendje që të argumentojë sesi stabiliteti vihet në pikëpyetje nga targat e makinave. Do të ishte rasti i parë ndoshta i një ndërgjegjeje kaq të ndjeshme për targën.
Add new comment