660 vjet burg për Mafien e fondeve të BE-së në Siçili
Një gjyq në Siçili ka sjellë në vëmendje atë që prokurori Maurizio De Lucia, e ka quajtur një Mafia e Re. 101 persona janë dënuar me 660 vjet burg në Siçili, si pjesë e klaneve të Nebrodit nën akuzën e mashtrimit, deklaratave të rreme, zhvatje, krijim të kompanive dhe fitimeve të rreme dhe trafikut të drogës. Çështja ka marrë trajtim edhe nga mediat e njohura jashtë Italisë.
Për herë të parë gjyqi ekspozoi një sistem mashtrimesh që thithën të paktën 5 milionë euro të BE-së për bujqësinë
shkruan “Politico”.
Sipas të njëjtës media, korrupsioni në Itali dhe zhvillime si këto vënë në diskutim lëvrimin nga BE-ja të 191.5 miliardë eurove si pjesë e fondit të rimëkëmbjes pas pandemisë, ndonëse organet hetimore në vend kanë shënuar suksese reale.
Hetimet konkluduan në vitin 2020 kur rreth 1000 policë shpërthyen në shtëpitë e të dyshuarve, pjesë e dy klaneve, që pas një lufte të egër në vitet ’80-‘90, u bashkuan për të kaluar në ristrukturim aktivitetesh dhe duke u specializuar në përfitim fondesh përmes rekrutimit edhe të personave të fushës. Dyshimet e para lindën në vitin 2012 kur presidenti i rajonit të Nebrodit shtrëngoi kriteret e aplikimit, çka e vuri në rrezik. Në vitin 2016 ai u bë shënjestër e një atentati dhe aktualisht ruhet me roje 24 orë.
Add new comment