Gjermania nxiton të kapë rindërtimin e Ukrainës
Gjermania është kujtuar të marrë një rol në Ukrainë. Sot mediat njoftojnë për një vizitë të papritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Sipas të njëjtave burime, Frank Walter Steinmeier do të takohet me homologun Zelenskiy, një lëvizje që vendos Gjermaninë në një plan aktiv me aleatët e vet perëndimorë përballë Rusisë.
Ndërkohë, kancelari Olaf Scholz, deklaroi gjatë forumit ekonomik gjermano-ukrainas në Berlin, se rindërtimi i Ukrainës do të bëhet në përputhje me objektivin e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.
Kur ne të rindërtojmë Ukrainën kjo do të bëhet në përputhje me synimin e hyrjes së Ukrainës në BE
është shprehur ai.
Scholz ka kërkuar nga autoritetet ukrainase që të lehtësojnë klimën dhe legjislacionin për investime të huaja në vend, teksa ka shtuar se:
kush investon sot në Ukrainë, investon për të ardhmen
Add new comment