Një bast i vështirë mbi një iluzion naiv

Postuar në 20 Tetor, 2022 14:59

Gjatë një fjale të mbajtur me rastin e 30 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ndër të tjera tha:

Koha për të bërë telefonata për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të treguar sekrete të errëta nga një e shkuar formojnë baza për një sekret tjetër të errët.

Kjo kohë ka përfunduar. Ju keni mbushur xhepat tuaj, keni mbushur xhepat e fëmijëve tuaj.

Ndaloni, koha juaj ka përfunduar, është koha që njerëzit normalë, qytetarët shqiptarë të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, që ia vlen për ata e fëmijët e tyre të qendrojnë, që ka një të ardhme që është me e ndritur dhe që ka dënim për ata që kryejnë krime, që të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet të bëjë kjo gjykatë, cdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë

Fjala është patjetër për një mesazh politik për përfaqësues të opozitës, mirëpo zonja Kim këtu injoron faktin se mesazhet e saj relativizohen nga qëndrimet publike të kryeminstrit Edi Rama, i cili pak kohë më parë, në kuadër të operacionit të rremë të bllokimit të ndërtimeve pa leje, deklaronte se ndërtuesit blejnë prokurorët.

Çështja është se qëndrime të tilla publike e dëmtojnë edhe më keq sistemin e drejtësisë përderisa garanci të tilla nuk korrespondojnë me realitetin e sistemit dhe nëse sot zonja Kim na thotë gjyqtarët nuk kërcënohen më, vetëm pak kohë më parë kryeministri dhe presidenti ankoheshin për veprime të njëanshme të SPAK.

Vettingu ka kryer një operacion pastrimi me pasoja afatgjata, të cilat do t’I testojë koha, por në asnjë rast spastrime të tilla nuk mund të ofrojnë garanci se tashmë problemet janë zgjidhur.

Ky është iluzioni i dytë pas asaj të viteve ’90 që u shërbehet shqiptarëve në mënyrë fare naive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.