Të hapur për marrëveshje me Ukrainën. Lukashenko: Paqja, në një javë; çdo gjë varet nga SHBA dhe Britania

Postuar në 15 Tetor, 2022 18:18

Lukashenko i Bjellorusisë foli për një javë për ta mbyllur luftën në Ukrainë, por sipas tij kjo varet nga dy furnizuesit e Kievit, SHBA dhe Britania e Madhe. 

Nëse nesër ju kuptoni se duhet të ulemi dhe të negociojmë për të gjetur një zgjidhje, më besoni, e gjejmë për një javë

është shprehur Lukashenko në një intervistë për NBC.

Nga ana tjetër presidenti rus, Vladimir Putin, ka folur për nevojën e negociatave dhe ka vlerësuar maksimalisht presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për rolin e tij në ndërmjetësim gjatë kësaj krize. 

Ai ka qenë një pjesëmarrës aktiv në marrëveshjen për eksportin e grurit. Rusia i është mirënjohëse atij. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë të gatshme për një rol ndërmjetës, u jemi mirënjohës. India dhe Kina, po ashtu kanë thënë përherë se duhet vendosur dialogu, por e dinë edhe pozicionin e Kievit që thonë se duan negociata, dhe tani kanë marrë një vendim zyrtar për t’i ndaluar ato. Kemi thënë përherë se jemi të hapur për një marrëveshje

është shprehur Putin në samitin Rusi-Azi Qendrore.

Sipas presidentit rus, deri më tani janë mobilizuar 222 000 nga 300 000 trupa të parashikuata në kuadër të mobilizimit të pjesshëm. Putin ka folur për sulmet me raketa në Ukrainë. Sipas tij, nga 29 shënjestra, shtatë nuk u goditën.

Ne nuk kemi vënë detyrën të shkatërrojmë Ukrainën

është shprehur ai, duke shtuar se një konflikt direkt mes Rusisë dhe NATO-s do të çonte në katastrofë botërore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.