Lëvdata(tradicionale) për shqipen

Postuar në 14 Tetor, 2022 23:23

Në një intervistë për emisionin “Arnautistan”, gjuhëtari Xhevat Lloshi, ndër të tjera cilësoi se:

Bogdani është shembulli më i mirë i kapërcimit nga shqipja e mesjetës, te shqipja e re. Ne kemi sot këtë gjuhë shqipe të kulturuar, të zhdërvjellët, të aftë për të përkthyer shkencë, filozofi, sepse ka ndjekur trajtat e kulturës evropiane. Lëvdata më e madhe për shqipen sot është se është gjuhë e kulturës evropiane dhe kjo nis me Pjetër Bogdanin

Është një përcaktim që nuk gjen shumë kuptim përveç se te një ideologji për gjuhën. Gjuhë të afta për të kryer funksionet për të cilat flet z. Lloshi, janë thuajse të gjitha dhe kjo nuk ka shumë lidhje me përcaktimin kultutor. P.sh kultura europiane të cilës i referohet z. Lloshi e që e nderon sot shqipen si pjesë e saj sipas tij, në fakt është produkt edhe i një përkthimi në gjuhë joeuropiane të mendimit antik e që mandej u kalua në Europë.

Atë frymë dhe ndriçim kjo kulturë e mori duke ndjekur gjuhë dhe kultura të tjera si ajo arabe për të rithemeluar veten nën pretendimin e një trashëgimie të cilën as e njihte. Ndaj të flasësh për lëvdata të kësaj natyre më së paku bie në një lloj dogmatizmi që e postulon pozitën e shqipes në një antagonizëm të detyruar me gjuhë të tjera. Sa e vërtetë mund të jetë kjo? Dhe si mund të vendosësh hierarki kulturore edhe për gjuhën?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.