Ballkani Perëndimor, pikë hyrëse e azilantëve në BE

Postuar në 14 Tetor, 2022 13:53

Gazeta “Politico” vë në dukje sot përmes një shkrimi të vetin se Serbia është kthyer në pikën kryesore dalëse të imigrantëve drejt Bashkimit Europian, për shkak të politikës së vet liberale me vizat.

Ky vend lejon një udhëtim pa viza për qyetarë nga vende si India, Tunizia apo Burundi dhe gëzon po ashtu marrëveshje të udhëtimit pa viza drejt BE-së. Kjo e bën më të lehtë për njerëzit të udhëtojnë në Serbi dhe mandej të kalojnë në BE. Statisitikat tregojnë tërheqje përherë e më të amdhe për drejtimin e Ballkanit Perëndimor.

Në nëntë muajt e parë të 2022, zyrtarët gjurmuan 106 000 njerëz që hynin në BE nga Ballkani Perëndimor pa dokumentacion zyrtar, më shumë se tre herë krahasuar me vitin 2021

shkruan gazeta.

Çështja ka marrë karakter politik pasi këtë të sot Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson ka bindur ministrat nga shumica e vendeve të prekura që ta diskutojnë për të. Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner është ankuar se vendi i tij ka marrë 56 mijë kërkesa për azil mes janarit dhe gushtit të këtij viti, lidhur kjo sipas tij me politikat e Serbisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.