Hileqar edhe kur i ka të gjitha

Postuar në 26 Shtator, 2022 11:37

Lexojeni mesazhin e kryeministrit të Shqipërisë për nxënësit, prindërit dhe stafin pedagogjik të kolegjit turk!

Lexoni një mesazh nga ai që mbylli shkollën, që nxori fëmijët në rrugë për t’u thënë: ka shkolla plot, gjeni një e vazhdoni!

Nuk është vetëm akti administrativ, por edhe mënyra sesi z. Rama, me arrogancë dhe qetësi po degdis nga vetja një protestë të bezdisshme për të mos na lodhur shumë të imagjinojmë se deri ku mund të shkojë shkelja e të drejtave prej tij. Në vetë të parë. 

Por kjo nuk është forcë, është dobësi. Dobësi e dikujt që ka kuptuar sesa të dobët, të paorganizuar janë të gjithë në këtë vend dhe livadhis në këtë mënyrë duke qeverisur sipas tekave. Dobësi e dikujt që shpresën e shumëkujt e shndërroi në dëshpërim, nga i cili nuk do çuditeshim që z. Rama të merrte kënaqësinë e hileqarit. 

Comments

Submitted by Asterisk (not verified) on

Dobësi e dikujt që ka kuptuar sesa të dobët, të paorganizuar janë të gjithë në këtë vend...

Dakord me cilesite e dallkaukut kryminister, po dobesia ku qendron? Ne fjaline siper i ke thene te gjitha (te dobet e te paorganizuar) por jo se ky dallkauku eshte kryeminster i forte/dobet/arrogant. Pra pyetja: Si pret ti/ju qe te sillet nje pengmarres me pengun e vet? Apo presim qe t'i vije turp e te heqe dore vete?
Nga ana tjeter shoqeria (se nuk po i hyme opozites) duket e dobet dhe e paorganizuar sepse jane marre peng nga nje klase politike qe i eshte ngjitur popullit si m@ti pas kepuces dhe qe nuk çezëm qe ja heq eren e rende. Pra, nje peng nuk mund te jete i forte e i organizuar, sepse, ..... eshte peng. Dhe peng do mbetet per sa kohe qe edhe shkrimet behen me "t'i bijm ktij" apo "t'i bijm atij" se ashtu na e do puna apo thjesht se ashtu na e do "kokrra e ... qejfit".

Submitted by Aqif (not verified) on

Shqiptareve nuk I duhen shkollat turke. Cuditem qe paska patur sepse ne media degjon vetem se "Turqia nderton vetem xhami".
Ne jemi Perendimore, ne Shqiperi ka shkolla Amerikane dhe Perendimore..... Te shkojne atje dhe te mos qajne per turqit.

Si Respublika dhe te tjerat media online duhet te solidarizohen me Krieministrin tone te dashur dhe te shporrin aziatikasit jashte Shqiperise. Te kerkoni falje dhe te mos i ndani Turqit ne "guleniste te dashur per shqiptaret" dhe "aziatike pushtues".

Ulerini e ankoheni per dramat turke, per gjithshka qe Turqia ofron, turkofobe ne cdo aspekt, beheni ashike te gulenistevel qani sikur Berat Buzhalla i Kosoves, deri edhe tek islamofobi A Gjekmarkaj beheni dashnore dhe me Gulen se Fetullahu vete.

Tabor gulenistesh nga Padrino Meta tek Gjekmarkaj e deri tek ju te Respublikes.
A mos kujoni se do i beni gje Sulltanit me qurravitjet tuaja karshi Gulenisteve? Qysh ne kohen e Osmaneve ky cep mocalor i Ballkanit ka qene skute per mbeturinat e Perendimit dhe te lindjes, vazhdon te jete sepse eshte vend i servileve dhe hajduteve.

Te gjithe shtetet perreth perparojne kurse ky vend ecen mbrapa, nuk e ka fajin palloshi por preshat qe duan te bejne politike.

Se fundi, asnje musliman shqiptar nuk gjykon te huajt apo fqinjet nga besimi fetar por, eshte e kunderta me katoliket dhe filohelenet shqiptar qe gjykojne te huajt ne baze te besimit fetar.
Gezoni dhe festoni qe u mbyll Mehmet Akifi, te Hapim shkolla Jezuite tashti sepse rruget i kemi mbushur me emra papesh. T'i shporrim turqit sikur Selam Labi italianet. Tua lepijme me shume menderen perendimoreve.

Submitted by redaksia on

Tani per te gjithe se u be pak si teper: Kush shkruan duke akuzuar se "ju keshtu" e "ju punoni per kete", nuk do miratohet komenti. Nuk i duhet kujt kjo prokurori operativesh te veteshpallur. 

Submitted by Heu bre (not verified) on

Per redaksine e keni fjalen? Po nga eshte miratuesi ? Jeni gjigande por jo te gjate por te gjere.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.