Parlament edhe për fëmijët që llumi mos të futet në libra historie si hero pozitiv

Postuar në 23 Shtator, 2022 19:00

Në një intervistë televizve ish-deputeti socialist Ervin Bushati ndër të tjera ka thënë se: 

Ndoshta me të vërtetë duhet që parlamenti të transmetohet në darkë që të mos ta shohin fëmijët tanë. Në vend që ishte një vend ku gjuha, komunikimi, edukata, etika të merrej dhe transmetohej, në fakt është regresive.

Në vend që shoqëria të mësojë nga përfaqësuesit e saj, shohim të kundërtën. Kjo ka ndodhur shpesh në historinë shqiptare

Të kujtoj pak Erion Veliajn para dy vitesh që shtyu festimet për festën e Verës se më datë 14 mars binte shi. Të kujton nismat e dikurshme të pushtetit të Enver Hoxhës që ndërronte emrat e fshatrave, shenjë kjo se e ashtuquajtura “cancel culture” ka rrënjë të thella. Për njerëz si z. Bushati historia e mirë bën të dëgjohet, e keqja jo. Ndaj, ne të rriturit duhet të inkubojmë fëmijët nga e keqja dhe t’u vëmë vetëm muzikën e duhur. Vështirë se mund të gjesh deformim moral më të madh.

Sepse Parlamenti madje duhet dëgjuar çdo ditë, nga mëngjesi në darkë, duhet përfshirë si orë e detyruar në shkollë madje për të parë të gjithë fëmijët se ëfarë llumi, ëfarë llurbe, ndyrësie ka hipur atje sipër. Për të mos u manipuluar më vonë nga tekstet e historisë së mashtrimit të shkruar nga po këta që sot pretendojnë se bëjnë diellin dhe shiun në këtë vend.

Të mos e sodisin kohën e tyre përmes ikonave të rreme të kryeministrit, ministrave të luksit, deputetëve të shtrembërt dhe kriminelë. Por t’i dëgjojnë, t’i shohin, t’i kuptojnë për atë që janë. 

Qëkurse Shqipërinë e morën në dorë shqiptarët shkruhet një histori e retushuar, me të mirë e të këqinj, me metafora të shakxhinjve të progresit, apo kolltukofagëve, pagëzuar në historiografi nga një sharlatan politik si Fan Noli që nguli në historinë tonë, për shkak të kalemxhinjve, gozhdën e ndryshkur të gjeniut. Na u mbush historia që duhet ta mësojmë me detyrim me gjeni dhe liderë, bëmat e të cilëve shkojnë pa u këqyrur. Dhe ato janë të njëjta: servilizim, hajdutëri, shumë hajudutëri dhe mediokritet edhe në imitim. 

Ndaj të shihet Parlamenti, të shihet live vendngjarja e të gjitha krimeve në këtë vend.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.