Njoftohet blerja e dronëve nga Erdogan, ditën që mbyllet kolegji turk i Gulenit
Kryeministri Edi Rama njoftoi dje nga ShBA se ka arritur marrëveshjen me Turqinë për blerjen e 6 dronëve Bayraktar. Zoti Rama foli se dronët janë “të domosdoshëm për ne” duke shpjeguar se ata do bëjnë operacione monitorimi të territorit. Çmimi i arsyeshëm tha z. Rama, duke supozuar se skontoja turke mund të çojë një dron në 3 milionë euro nëse mbajmë parasysh se në internet figuron në çmim 5.5 milionë euro për njësi. Por z. Rama e ka zakon që nuk tregon se para shpenzon nga buxheti.
Njoftimi vjen në të njëjtën ditë me vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” në Tiranë që ëshë i themeluar nga Lëvizja Gulen dhe pak ditë pas mbylljes së një tjetër institucioni arsimk turk.
Dinjiteti është fjalë e huaj për z. Rama që në këtë pikë është shqiptar safi. Pse dinjiteti këmbëhet me pazare që kuptohet janë vetëm për të mirën tonë të cilën nuk e kuptojmë dot tani.
Koha do kalojë dhe ky do ikë, dronët do mbeten si helikopterët francezë të z. Berisha, apo avionët sovjetikë të Enver Hoxhës, jo pse teknologjia ka qenë e keqe. Jo. Por nuk mundet të vazhdohet kështu: jemi në NATO, por nuk kemi as këpucë për trupën. Modernizojmë ushtrinë, por paguajnë të tjetët. Fuqizohemi në ajër, helikopterët si mbajmë dot, tani dronët e satelitët, të gjitha rrangulla të shtrenjta pse meqë nuk bëhet dot tempuj apo toteme, mbeten aty si shkëlqim i një bote që nuk modernizon dot dikë që vetëm trullos imagjinatën.
Fundi i këtyre relikeve në Shqipëri është ai i 1997; primitivizim funksional dhe argëtues. Monumente që nuk i adhuron kush në një vend që do ishte mirë të mos harronte si bëhen samarët e mbathen patkonjtë, si kallaisen kusitë e si vidhoset ndonjë prizë. Për të qenë me këmbë në tokë. E pamë me sistemet dixhitale se çfarë bëmë.
s.zaimi
Comments
Dron i armatosur ne ndihme te bujqesise
Se cfare vezhgimi do beje te ne, TB2 turk i armatosur, sic tha kryeministri, asnje nuk e merr vesh. Ja ta zeme se pikasi nje ngarkese droge ne nje skaf, a mos do i leshoje nje rrakete MAM, apo bombe te drejtuar me lazer? Secila prej tyre mund te shkepusin kupolen e nje tanku per takat dhe mund te futen ne kapanxhen e tankut e leshuar nga 6000 metra latresi, per saktesi. Do i gjuajme me bombe kokes skafistit ne? Apo do zhgjidhim problemet e trafikut me ndihmen Droneve te armatosur turq?
Add new comment