Pireu, drejtim kryesor i trafikut të kokainës në Europë
Mediat greke raportojnë për kapjen në portin e Pireut të një sasie kokaine me vlerë 6 milionë eurosh. Sipas të dhënave, sasia e drogës vinte nga Afrika e Jugut dhe konsiston në 173 kg e 450 gramësh të ndarë në 160 njësi në muret e kontenierëve. Kapja e sasisë së drogës u bë në kuadër të një operacioni të përbashkët mes policisë antidrogë të Greqisë dhe Byrosë Amerikane të Luftës kundër Drogës në ambasadën amerikane në Athinë.
Rasti është episodi i fundit në një seri bllokimesh të ngjashme që nga viti 2021. Konkretisht më 26 korrik të vitit të shkuar në Pire u zbulua një sasi prej 350 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro. Për sasinë e kapur bashkëpunimi ishte sërish me njsinë në fjalë në ambasadën amerikane, ndërkohë që në qershor të këtij viti në gjykatat greke dolën për gjykim katër shtetas britanikë të akuzuar për trafikim kokaine në vlerën e 10 milionë eurove.
Më 26 korrik të këtij viti në të njëjtin port u kap një sasi kokaine prej 54 kilogramësh që vinte nga Guayaquil i Ekuadorit, e njëjta rrugë që po përdoret gjerësisht edhe për portet shqiptare. Nga raportimet zyrtare mbi trafikun në drejtim të portit grek është vënë në dukje rritja e rëndësisë së tij kur p.sh në vitin 2020 theksohet se vetëm gjatë atij vit në Pire u kapën 1 787 283 kg kokainë. Kjo sasi përfaqëson një rritje me 87.46% të sasisë dhe po flasim vetëm për atë që kapet.
Add new comment