Drafti, BE ndalon importet e produkteve të prodhuara me punë të detyruar
Bashkimi Europian pretendon të ndalojë importet e gjeneruara nga puna e detyruar. Drafti që pritet të hidhet për shqyrtim është raportuar nga agjencia “Reuters” dhe në relacionin e tij ngrihet shqetësimi për respektimin e të drejtave të njeriut në provincën kineze të Xinjiang.
Agjencia tërheq vëmenjen në faktin se drafti do të kalojë në filtrin e deputetëve të Parlamentit Europian dhe vendeve anëtare përpara sesa të miratohet.
Ndalime të tilla duhet të aplikohen ndaj produkteve për të cilat është përdorur puna e detyruar në çfarëdo lloja stadi të prodhimit të tyre, manifakturë, mbjellje apo mbledhje, përfshirë punën për procesimin e tyre
citohet dokumenti.
Më tej akoma, drafti parashikon ndalimër çdo produkt, të çdo lloji, përfshirë përbërësit e vet, pavarësisht sektorit, origjinës, importuar ose jo. Një masë që duket se ndëshkon Kinën, por edhe konsumtarorin që përfiton nga pna e detyruar me kostot e lira. Nga ana tjetër artizanati në shumë vende të Europës ka kohë që ankohet për konkurencë të pandershme dhe masa në fjalë shënon një hap të parë sanksionesh ndaj Kinës që ka depërtuar në shumë tregje.
Add new comment