puna e detyruar

BE ndalon mallrat e prodhuara me punë të detyruar

Postuar në 05 Mars, 2024 17:41

Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën një marrëveshje të përkohshme për të ndaluar hyrjen e produkteve të prodhuara me punë të detyruar në tregun e përbashkët evropian.

Marrëveshja përcakton përgjegjësitë që Komisioni i BE-së dhe shtetet anëtare kanë në identifikimin e kompanive që shfrytëzojnë punëtorët e detyruar dhe ndalojnë produktet e tyre.

Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Punës në Belgjikë, Pierre-Yves Dermagne, marrëveshja ka për qëllim të prishë modelin e biznesit të këtyre kompanive.

Drafti, BE ndalon importet e produkteve të prodhuara me punë të detyruar

Postuar në 10 Shtator, 2022 15:47

Bashkimi Europian pretendon të ndalojë importet e gjeneruara nga puna e detyruar. Drafti që pritet të hidhet për shqyrtim është raportuar nga agjencia “Reuters” dhe në relacionin e tij ngrihet shqetësimi për respektimin e të drejtave të njeriut në provincën kineze të Xinjiang. 

Agjencia tërheq vëmenjen në faktin se drafti do të kalojë në filtrin e deputetëve të Parlamentit Europian dhe vendeve anëtare përpara sesa të miratohet. 

Subscribe to RSS - puna e detyruar