Spiunazhi i Gramshit, kryeministri përgënjeshtron Niko Peleshin dhe Muhamed Veliun

Postuar në 26 Gusht, 2022 13:23

Fabula e spiunëve rusë në Gramsh nuk eci ndaj edhe kryeministri Edi Rama ka vendosur të pozicionohet me ata që e tallin idenë e spiunazhit. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, z. Rama ndër të tjera tha:

Mjegulla e ngritura mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë as fabrika që prodhojnë armë. Ato janë karakatina të deklasifikuara si objekte të rëndësisë së veçantë. Kanë statusin e SHPK-ve të falimentuara. Janë deri në pikën kur për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë dritat ju priten edhe dritat. Kanë disa roje për ta mbrojtur nga zaptimet. Të thuash që po bëhej spiunazh duke fabrikuar mbetjet e komunizmit është shumë qesharake. Ajo që duhet të na shqetësonte është këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë. Një mision spiunazh me veturë sportive e cila duket sikur thërret aman hajdeni dhe më kapni është qesharake. Shqetësimi ynë është ku është qëllimi i vërtetë i këtyre njerëzve dhe kjo i takon drejtësisë

  1. Z. Rama ka nxjerrë qesharak ministrin e Mbrojtjes Peleshi me këtë deklaratë, pasi së pari z. Peleshi ka thënë që uzina është sh.a dhe jo sh.p.k dhe së dyti ai nuk ka folur për karakatinë por për rivendosje në punë të uzinës.
  2. Së dyti, z. Rama nuk është treguar fare galant pasi ka përgënjeshtruar Muhamed Veliun që raportoi se kishte një burim që I kishte thënë se një rus nga ata të kapurit kishte thënë se do filmonte Bovillën me dron.

A do ketë kosto që nxori kështu si nxori dy njerëz publikë z. Rama? Kjo është e paqartë, do ta vërtetojë vetëm historia.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Jane me dhjetera filmime nga kanalet tv te Shqiperise qe nuk kane lene uzine ushtarake dhe vendstrehime te fshehta pa ekspozuar.
Biles, shume prej tyre i ka licensuar Gjergj Luca ku qelbezon peshqit e tij.
Kur vjen puna tek ushtria dhe objektet e saj apo armatimet, ky vend eshte nudo. I fundit qe e dhunoi ishte muxhahedini i plakes Ragave, Pandeli Majko. Ky i fundit i shiti per skrap qindra tankse dhe avione, me urdher te SHBA.
U bene multimillionaire, si ky edhe Fatzi Mehdiu qe sot flet per siguri kombetare kur vete fatziu nuk siguroi jetet e viktimave te Gerdecit.....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.