Bëjeni ministre këtë!
Skandali i Ilir Metës spiun i Sigurimit zgjati më pak nga sa pritej. Filip Talo, personi që thuhet se vuri në lëvizje këtë furtunë në gotë, u shpreh se atë nuk e kishte spiunuar ish-presidenti.
Skandali në fakt është te protagonizmi publik i Autoritetit të Dosjes që ka publikuar vendime me të dhëna personale, ndërkohë që për aq sa i takon, Autoritetit do t’i mjaftonte përcjellja shkresore në Kuvendin e Shqipërisë, bashkë me propozimet për amendim ligjor. Është e vështirë të mendosh se Gentiana Sula nuk ka qenë e vetëdijshme për atë që po bënte dhe që e verbuar nga dashuria për drejtësinë dhe pastrimin e shoqërisë shqiptare, rendi të postonte edhe në Facebook një vendim që turbullon politikën.
Aq më tepër kur ajo detyrimin për të informuar e ka ezauruar. Jemi përpara një rasti tipik të shërbimit politik nga një titullar institucioni që e hapi njoftimin e vet për politikanin I.M – pra duke cilësuar që është politikan, me pretendimin se është i pavarur. T’i lëmë shtirjet se demokracia në Shqipëri është asgjë më shumë se një pëvjetor imagjinar e të pranojmë se me këtë që bëri dhe ashtu si e bëri, zoznja. Sula duhet bërë ministre. Pse jo zv.kryeministre. i plotëson të gjitha kërkesat dhe standardet e kësaj qeverie.
Comments
Shkrim tipik skerdiljan. A
Shkrim tipik skerdiljan. A thua se jemi ne gjykate. Per popullin nuk ka rendesi menyra se si shkohet tek e verteta. E verteta eshte mbi te gjitha. Por per shumicen e mediave si ju e verteta nuk perben lajm. Sidomos kur behet fjale per nje kryetar partie dhe ish president. Cudi se perbente lajm shume te rendesishem per ju nje spiun i sigurimit si Kozma Jano. Nje emer anonim. Meqe ra fjala: pd ja i ka te gjitha dosjet derisa kishte te kozmait. Pasi nxorri njeren le ti nxjerre te gjitha. Por i mban se i duhen per shantazh.
Skerdiljan? Po mos e
Skerdiljan? Po mos e ngaterroni emrin se eshte edhe autokton e ju flini me shqiponjen mbi gjoks.
Add new comment