Kuteli, nderi i Akademisë së Shkencave
Academia e Shkencave ka organizuar sot një konferencë kushtuar shkrimtarit, publicistiti, përkthyesit Mitrush Kuteli, një shqiptar siç do të duhej ndër shumë shqiptarë që panë dritën e kësaj bote. Me këtë rast, Akademia i ka akorduar Kutelit, çmimin “Nderi i Akademisë”. Studiues dhe shkrimtarë të ndryshëm kanë mbajtur një fjalë të vetën mbi veprën e autorit që zë një vend të veçantë në letrat shqipe.
Në fjalën e tij, kreu i Akademisë, Skënder Gjinushi, ndër të tjera shpjegoi vëmendjen e kthyer të institucionit mbi një ndër krijuesit më të hollë që kanë patur letrat shqip:
Në vlerësim të kontributit të madh të Kutelit në fushën e letrave, juria e posaçme, e përbërë nga Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe kryetarët e komisioneve të përhershme, me vendimin nr. 40, datë 7.07.2022, bazuar në propozimin e njëzëshëm të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, vendosi t’i akordojë Dhimitër Paskos mirënjohjen publike më të lartë që jepet nga ky institucion, Nderi i Akademisë, me motivacionin:
Shkrimtar me veprimtari krijuese origjinale në prozë dhe poezi; një ndër themeluesit kryesorë të prozës moderne shqiptare; mjeshtër i ligjërimit e rrëfimit, fantazisë dhe së magjishmes; krijues e rikrijues virtuoz mbi bazën e motiveve tradicionale të botës shqiptare; shqipërues i kryeveprave botërore dhe pasurues i gjuhës shqipe; publicist e mendimtar kritik; studiues me vepra të suksesshme në disa fusha të dijes; veprimtar gjurmëlënës në rrugën e përparimit shoqëror e qytetar të vendit
Add new comment