Kush u tall me kryeministrin? Punëtorët nga Bangladeshi, rrjet i strukturuar trafikimi njerëzish?!

Postuar në 17 Qershor, 2022 17:35

Dëgjojeni kryeministrin e vendit më 31 mars 2021: punëtorët nga Bangladeshi janë lënda e tij e parë e promovimit. As merren me thashethem, asgjë prej gjëje. I ke vetëm për punë.

Janë profesionista, thotë sipërmarrësi.

https://www.youtube.com/watch?v=27dhZ7uyNZ0

Kryeministri ndryshoi edhe ligjin madje për këtë çështje, u fol e stërfol kjo gjë, dhe aq. Si çdo gjë që bën ky njeri.

Sot përfaqësues të biznesit thonë se “ideja e punëtorëve nga Bangladeshi” ishte një eksperiment i dështuar, e ca më keq madje një skemë trafikimi drejt Europës. Ndiqeni përfaqësuesin e biznesit, Alban Zusi, që thotë se e ka përvojë personale këtë gjë:

Tani, kush e përdor kaq keq kryeministrin? I cili në emër të propozimeve që i tingëllojnë të bukura del e prononcohet në vetë të parë? kush po bën lekë pas fasadës ku luan zotëria në fjalë? Si mundet të katandiset një proces që sjell edhe ndërhyrje ligjore të ketë nga pas një interes kaq banal dhe që strukturohet kaq kollaj si linjë shtetërore vendimesh?

Ky është “shteti” dhe kjo është qeveria. Përgjigje tjetër nuk mund të ketë.  

Comments

Submitted by emri (not verified) on

shume naive shqiptaret se sa per ramen eshte thjesht nje tjeter afere qe o e le ti ike nga dora o e mjel.
dhe tek tall bythen indirekt me shqiptaret (bangladeshasit nuk meren as me llafe-dmth nuk do as te flasim) jep mendime arkitekti.
rumpalla eshte gjalle e me mire se asnje here tjeter.
rofte rumpalla!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.