NASA njofton nisjen e studimit 9-mujor mbi UFO-t
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka deklaruar se do të nisë një studim nëntë mujor mbi UFO-t – Objektet e Paidentifikuara Fluturuese. Sipas mediave të ndryshme, studimi që do të zgjasë 9 muaj, synon të përmirësojë sigurinë ajrore duke përfituar një kuptim më të mirë të asaj që qeveria amerikane e etiketon si Dukuri Ajrore pa Njeri.
NASA është shumë e gatshme të adresojë këtë dukuri. Kush tjetër veç nesh mund të përdorë fuqinë e të dhënave dhe shkencën dhe të shohë se çfarë po ndodh në qiejt tanë. Ka dukuri që ne nuk i kuptojmë
shprehen zyrtarë të NASA-s.
Përfshirja e agjencisë është në vazhdën e angazhimit të autoriteteve amerikane për të zbardhur të vërtetën pas një dukurie që është edhe sociale në SHBA, pasi ufologjia dhe ndjekësit e saj kanë dekada që flasin për mbulim të dhënash, për kontakte etj., ndërkohë që aktualisht shërbimet amerikane kanë pak për të thënë mbi atë që realisht ndodh.
Add new comment