E dha Olta Xhaçka, por kalimin e bazës së Sarandës te Kastrati e bllokoi ministri i Mbrojtjes Peleshi

Postuar në 31 Maj, 2022 18:34

Në një interpelancë të fundit në Parlament, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka deklaruar se për një kontratë për dhënie prone të ushtrisë në Kuccovë një kompanie private ka kërkuar nga Ministria e Financave të anullojë atë. Ndërkohë që për bazën detare të Sarandës, ministri ka pranuar se ajo nuk i është dhënë në dorëzim palës kontraktore, por është lejuar aksesi deri në momentin kur kompania fituese e Shefqet Kastratit të realizojë një bazë të re sicc është kërkuar nga Forca Detare. Pra z. Peleshi ka lëshuar dy akte të vetat: një që kërkon anullim kontrate, një tjetër që kushtëzon zbatimin e një kontrate konccesionare për Sarandën.

Ministri po ashtu ka pranuar se Baza e Sarandës është në planin e përhapjes, për në territoriet aktive të ushtrisë, një skandal ky i përmasave të mëdha, pasi një pronë e këtillë më parë duhet nxjerrë nga aktivet e ushtrisë që mandej të kalojë te privati. Lidhur me këto dy akte të ministrit të Mbrojtjes, kërkuesi I interpelancës, deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj, tha ndër të tjera gjatë një interviste në MCN TV:

Baza është në planin e përhapjes, ligji i 2014 përcakton që presidenti e ka kompetencën meritimin. Nuk kemi as plan nga shtabi i përgjithshëm dhe as meritim nga presidenti. Çështjen po e heton SPAK.

Ushtarakët nuk kanë firmosur, e pranoi ministri, ai tha se gjithçka është bërë se duam të zhvillojmë Shqipërinë. Shqipëria duhet të zhvillohet, por nën frymën e ligjit.

Interpelanca është aty, çështja do vazhdojë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Jam i hapur që dokumentacionin ta dorëzoj. Duhet një SPAK më vete që të merret me grabitjen që po i bëhen pronave të ushtrisë. Kjo qeveri është e vërtetë vetëm kur bën korrupsion. Janë disa padi, çështjet po ndiqen nga SPAK.

Unë me 18 maj isha në Kuçovë. 4 vjet nga kontrata kompania nuk ka respektuar kontratën. Ushtarakët lajmërojnë çdo muaj ministrinë.

Peleshi ishte i kujdeshëm, ai tha që për 1.5 e gjysmë tha nuk kam dhënë asnjë pronë, ishte korrekt. Peleshi dha për 1.5, ai është ministër dhe nuk është bërë dorëzimi. Ai e di që është në një terren të minuar ligjor

Në të vërtetë mosdorëzimi i bazës është raportuar në media, por asgjë konkrete nuk është sqaruar se pse. Sot po rezulton se është ministri Peleshi që bllokon dorëzimin nën kredon shumë të qartë të ruajtjes së vetes nga ccdo pasojë ligjore. Të kujtojmë se ishte ministrja Olta Xhaçka që sipas ish-ushtarakut të lartë të Forcës Detare, Artur Meçollari, ajo që firmosi kalimin drejt koncesionimit pa pyetur për planin e përhapjes. Zonja në fjalë është e kallëzuar në SPAK nga Meçollari, ndërkohë që sot Peleshi nuk ka shumë dëshirë të përsërisë të njëjtin gabim që mund të jetë i rëndë. Edhe pse kjo nuk përjashtohet t’i rrezikojë karrigen ministrit.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.