1 milionë shuplakat që janë kthyer në pështymë zhgënjimi

Postuar në 30 Maj, 2022 23:06

Gazetari Mero Baze e ka kapur veten të gëzuar sot pasi Partitë Popullore Europiane kanë marrë vendimin për t’i hequr të drejtën e votës delegacionit të PD-së.

Vendimi i sotëm që delegacionit të Partisë Demokratike i hiqet e drejta e votimit në Kongresin e Partive Popullore, është hapi i parë i një spiraleje edhe më të rëndë që tani pret Partinë Demokratike për shkak të Sali Berishës.

Nëse vendimi i SHBA kundër Berishës dhe familjes së tij për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, ishte një vendim që prekte vetëm Berishën dhe familjarët e tij, përshkallëzimi që po merr ndëshkimi i PD për shkak të Berishës, është shumë herë më i rëndë se sa vendimi i SHBA

shkruan ndër të tjera Baze. 

Pra sipas tij, tani është mundësia që kushdo të shohë se çfarë sjell pushteti i Berishës. Izolim politik ndërkombëtar, a thua se ky izolim dhe zhurma me të do ndikojnë tek ata që z. Baze në të njëjtin shkrim i quan llumi i PD-së. 

Zoti Baze duhet thënë se nuk përmend barin si ambasadorja Kim, ndoshta për arsye të distancimit nga vegjetarianët, por na thotë se tashmë Shqipëria po rrezikoka keq që të njihet në arenën ndërkombëtare vetëm me Skënderbeun, Kadarenë, Nënë Terezën, ndonjë futbollist dhe Partinë Socialiste. 

Sigurisht që vendimi i PPE-së ka rëndësi për aq sa ka, por ai vendim reflekton problemin “Berisha” më shumë sesa e zgjidh atë. Dhe e reflekton përmes një klisheje  të një politike burokratike: janë këto parti që kanë certifikuar si demokratike zgjedhjet e kontestuara në vendin tonë. 

Problemin Berisha e zgjidh vetëm Shqipëria, vota dhe drejtësia nëse duam. Por z. Berisha zgjidhi problemin e rëndë “Basha”, të një opozite shtojcë, e cila sot lufton me pushtetin dhe mediat për të zhbërë riafirmimin e mëvetësisë së opozitës. Mëvetësi që patjetër ka handikapin se rikthehet në duart e atij që duhej të ishte larguar, por që në çdo rast mbetet e pavarur. 

Sulmi patologjjk ndaj Berishës lidhet me faktorizimin e tij përkundrejt çdo analize dhe pas një dështimi spektakolar në zgjedhje. Që si i tillë dëshmon nivelin e erozionit të thellë që ka pushteti i tanishëm.

Berisha bëri Metën dhe Ramën bashkë, për të ikur vetë. Ai emëroi Bashën te cilin ia mori Rama, e hoqi Bashën për të ardhur vetë dhe për të qëndruar sërish përballë Liderit të Ballkanit. Ndoshta jo për të arritur ta mundur, por për ta sfiduar dhe për t’I kujtuar se ato 1 milionë shuplakat janë shndërruar në një pështymë të madhe mosbesimi dhe zhgënjimi përderisa ai, pra Berisha është sërish në këmbë. 

E ça vlere ka atëherë kjo veto e PPE?!

s.zaimi

Comments

Submitted by Heu bre (not verified) on

O redaksia, perse beni sikur nuk e dini kush eshte Mero Baze?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.