Kreu i FMN-së: Gjermania ka një problem

Postuar në 27 Maj, 2022 17:08

Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel” drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva, ka vënë në dukje problemin e Gjermanisë siç e quan ajo me varësinë ndaj Rusisë.

Gjermania ka një problem sepse nuk mund ta çlirojë veten shpejt nga varësia mbi importin e gazit rus. Sipas disa përllogaritjeve, ekonomia gjermane mund të reduktohet me gati 6% nëse Rusia vendos brutalisht të ndalojë furnizimet me gaz

ka thënë ajo.

Lidhur me luftën e tanishme në Ukrainë, Georgieva ka marrë pozicionin kundër Rusisë si vend intervecionist, ndërkohë që sistemi ndërkombëtar nuk mund të jetë i plotë pa llogaritur cdo vend. Georgieva ka hedhur poshtë kritikat mbi fondin si një organizatë ndihmëse për shkak se sipas saj, vetëm FMN mund të krijojë hapësirën fiskale që u mungon vendeve për të amortizuar shokun e ardhur nga kriza të ndryshme.

Në tri dekadat që lamë pas, ekonomia botërore u trefishua në përmasa dhe kjo ishte e mundur vetëm në sajë të një integrimi më të thellë global. Vendet në zhvillim në veçanti kanë përfituar prej kësaj. Sot 1.3 miliardë njerëz më pak jetojnë në varfëri krahasuar me 30 vjet më parë. Nëse i privojmë këto vende nga një ekonomi globale e integruar, na pret një ardhme e errët

shprehet ajo.  

Vërejtja mund të qëndrojnë me dallimin se sanksionet që aplikohen rast pas rasti dhe politikat shtrënguese p.sh ndaj një vendi si Kina, apo Irani, janë monopol efektik i dy apo tri qendrave financiare, çka e bën shumë të pjerrët piramidën ekonomikë dhe integrimin shumë të shtrenjtë.

Comments

Submitted by MAKUJTO (not verified) on

n=NS. EUROPA DO M`VARET NGA AMERIKA, NUK DO TE JETE NE GJENDJE TE BEJE EKONOMI TE PANVARUR PER FAKTIN SE AMERIKA GJITHMONE ESHTE PERZIER NE PUNET E EUROPES DUKE NDENJUR SI CEKIC NE KOKE. XHANDARI I EUROPES PSE JO DHE I BOTES

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.