Kuadër i ri për tregtinë në Paqësor/13 vende firmosin marrëveshjen kundër ekspansionit të Kinës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezantuar një nismë të re për tregtinë në zonën e Paqësorit dhe oqeanit Indian, si kundërpërgjigje ndaj ekspansionit të Kinës. Njoftimin e ka dhënë vetë presidenti amerikan, Joe Biden gjatë një vizite në Japoni ku është firmosur edhe një dokument i posaçëm.
SHBA dhe Japonia së bashku me 11 vende të tjera do të ndërmarrin Kuadrin Ekonomik të Indo-Paqësorit për Prospetitet. Ky kuadër është një angazhim për të punuar me miqtë tanë të ngushtë dhe partnerët në rajon mbi sfidat që kanë të bëjnë më shumë me sigurimin e konkurencës ekonomike në shekullin e 21-të
tha Biden në një konferencë për shtyp me kryeministrin japonez, Fumio Kishida.
Vendet firmëtare përfshijnë edhe Australinë, Brunein, Indinë, Indonezinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë, Zelandën e Re, Filipinet, Singaporin, Tailandën dhe Vietnamin. Të gjitha vendet në fjalë së bashku me SHBA, përfaqësojnë 40% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të botës. Marrëveshja nuk përfshin negocim tarifash por parashikon partneritet të integruar përmes standardeve të dakordësuara në katër fusha kryesore: ekonomia dixhitale, zinxhiri i furnizimit, infrastruktura e energjisë së pastër dhe masat antikorrupsion.
Comments
U habita
Si nuk thate nje fjale per ministrin grek ne Tirane?
Iken neser me duket.
Iken neser me duket.
Miqte i presim
Ai mund te rrije sa te doje, buke e mish kemi, rakia ka mbaruar po ai nuk e pi. Nga ju ndonje koment si e shihni te sotmen desha
Jorge kerkoi nje fjale dhe ju
Jorge kerkoi nje fjale dhe ju shkruat kater.
Heu bre
Kuptohet qe redaksia "Respublica" qendron shume e shume me lart se lexuesit. Duhet te jete republikane qe ne janar 1946.
Add new comment