Franca do të duhet të zgjedhë sërish mes Macron dhe Le Pen

Postuar në 11 Prill, 2022 09:26

Asgjë nuk është vendosur ende, ajo që do të ndodhë në pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme është vendimtare për Francën dhe për Evropën.

Emmanuel Macron doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ai do të shkojë në raundin e dytë me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Macron mori 4% më shumë vota sesa kur u zgjodh në 2017-ën dhe e mbajti në rivalen Le Pen. Por gjithçka mund të vihet në pikëpyetje brenda 15 ditësh dhe nëse presidenti aktual - me 28.4% kundrejt 23.4% të kundërshtares - mund të mbështetet në votat e një pjese të mirë të së djathtës dhe të majtës, përllogaritjet e analistëve thonë se për Marine Le Pen do të mbledhë të paktën 7% më shumë vota sesa mori në sfidën e 5 viteve më parë: ato të Eric Zemmour, i cili sonte u kërkoi mbështetësve të saj të votonin për të. Megjithatë, sondazhet e shohin Macron fitues. Sipas një studimi të Ipsos Sopra Steria për “Le Parisien”, ai do të rikonfirmohet në Elysee me 54% të votave.

E majta e moderuar, e udhëhequr nga Partia Socialiste, kandidatja e së cilës, Anne Hidalgo, është kryebashkiaja e Parisit, mbeti në 2%. Nga ana tjetër bie në sy triumfi popullor i Jean-Luc Mélenchon, i së majtës radikale, i cili u ngjit me mbi 20% për herë të parë në vendin e tretë. Votat e tij llogaritet se do të shkojnë për Macron në raundin tjetër.

"As një votë nuk duhet t'i shkojë Marine Le Penit!", tha ai pas shpalljes së rezultateve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.