Rusët nisin zhvendosjen nga Youtube
Në Rusi po përgatiten për shkëputjen nga Yutube. Zhvilluesit e softuerit Juice Development kanë nisur shërbimin për transferimin e kanaleve nga YouTube në rrjetin social rus VKontakte.
"Ne kemi zhvilluar një shërbim ku blogerët mund të kopjojnë me lehtësi kanalet e tyre në YouTube në platformën VKontakte. Mjaftojnë disa hapa të thjeshtë dhe shërbimi do të vendosë të gjitha videot e nevojshme në komunitetin VKontakte ose në faqen personale", citon TASS zhvilluesit e programeve.
Shërbimi VK Video Transfer u zhvillua në platformat VK Mini Apps dhe bën të mundur transferimin e kanaleve YouTube në platformën VK Video. Aplikacioni në të njëjtën kohë parandalon mundësinë e transferimit të kanalit nga palët e treta duke gjeneruar një kod unik që do t'i shtohet përshkrimit të kanalit në YouTube Studio.
Add new comment