Lavrov: Nuk kemi vend në një botë unipolare të udhëhequr nga SHBA

Postuar në 19 Mars, 2022 15:12

Shefi i diplomacisë ruse thotë se sanksionet që iu vunë Rusisë pas ndërhyrjes ushtarake tregun se Perëndimi dominohet nga SHBA dhe BE-ja është e pafuqishme. Lavrov thotë se Rusia nuk mund ta pranojë rolin e sherifit ndërkombëtar që SHBA-të i kanë dhënë vetes dhe do t’i kthejë sytë nga Lindja.  

Nëse ka pasur deri tani ndonjë iluzion se një ditë mund të mbështetemi te partnerët tanë perëndimorë, ky iluzion nuk është më”, tha Lavrov për RT.

"Ajo që duan amerikanët është një botë unipolare e cila nuk do të ishte si një fshat global, por si një fshat amerikan - ose ndoshta si një nga baret e dikurshme amerikane, ku siç e dini më të fortët porosisin pijet më zë të lartë", tha Lavrov.

Që prej 24 shkurtit, kur Rusia ndërmori agresionin ushtarak në Ukrainë, janë vrarë me mijëra njerëz dhe janë zhvendosur më shumë se 3 milionë të tjerë. Kjo ka shtuar frikën e një konfrontimi më të gjerë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë.

Përgjigja sfiduese e Lavrov ndaj përpjekjeve të Perëndimit për të izoluar vendin e tij i bën jehonë asaj të Putinit, i cili ka treguar ditët e fundit se epoka e historisë ruse pas vitit 1991 ka përfunduar dhe se tani e tutje Moska do të shikojë nga Kina, India dhe gjithnjë e më shumë brenda vetes.

“Tani do të duhet të mbështetemi vetëm te vetja dhe te aleatët tanë që qëndrojnë me ne”, tha Lavrov. "Ne nuk po ia mbyllim derën Perëndimit - ata po e bëjnë këtë."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.