Trump i bashkohet “opozitës” së Big Tech me Truth Social
Aplikacioni “Truth Social" i Donald Trump, ka mbërritur në dyqanet virtuale të Apple, raporton Reuters. Aplikacioni është një opsion i ish-presidentit për të luftuar “tiraninë e Big Tech".
“Truth” është në pronësi të Trump Media & Technology Group.
Ai e rikthen Trump në mediat sociale më shumë se një vit pasi ai u përjashtua nga Twitter, Facebook dhe Alphabet e YouTube pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e tij. Trump-it iu mbyllën të gjitha llogaritë me argumentin se kishte postuar mesazhe që nxisnin dhunën.
Trump Media & Technology Group (TMTG), sipërmarrja pas Truth Social, drejtohet nga ish-përfaqësuesi Republikan i SHBA, Devin Nunes, dhe do t'i bashkohet një grupi në rritje kompanish teknologjike që e përshkruajnë veten si kampionë të fjalës së lirë dhe shpresojnë të tërheqin përdoruesit që ndiejnë se pikëpamjet e tyre nuk kanë gjetur hapësirë në platforma të tilla si Twitter, Facebook dhe YouTube. Deri më tani, asnjë nga kompanitë, të cilat përfshijnë konkurrentët e Twitter-it, Gettr dhe Parler, dhe faqen e videos Rumble, nuk i janë afruar popullaritetit të atyre që njihen si Big Tech.
Add new comment