Facebook tërhiqet nga ambicia për pagesat digjitale
Facebook braktis një nga planet më ambicioze. Diem Association, konsorciumi i krijuar nga Facebook në 2019 për të realizuar rrjetin futurist të pagesave, është mbyllur dhe asetet e tij teknologjike janë shitur për 200 milionë dollarë te një bankë e vogël në Kaliforni, e cila ofron shërbime për Bitcoin e Blockchain.
Lajmin e bëjnë të ditur Financial Times dhe Wall Street Journal. Shitja e Silvergate Capital me gjasa do t'i japë mundësinë Favebook-ut t'u kthejë një pjesë të fondeve themeluesve të fondit, që kishin mbledhur fillimisht 10 milionë dollarë. Projekti i Facebook ka hasur kundërshti nga autoritetet dhe është dëmtuar me tërheqjen e disa prej themeluesve që gjatë vitit të parë të tij.
Ndërkohë, Antitrusti Europian ka miratuar propozimin për blerjen d Kustomer, një startup amerikane e specializuar në shërbimin e klientëve dhe në botet automatike për çatet nga ana e Meta. Vendimi pason një hetim të thelluar që BE nisi vitin e kaluar.
Add new comment