Berluskoni tërhiqet nga ambicia presidenciale
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, u tërhoq nga ambicia për president, duke hequr njëkohësisht edhe pengesën për negociatat ndërpartiake përpara votimit në parlament që fillon më 24 janar.
Emërimi i kryeministrit Mario Draghi shihet si rezultati më i mundshëm, por është ende e paqartë nëse sfera e gjerë e partive që mbështesin koalicionin e tij do ta mbështesë, për shkak të frikës se largimi i tij mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme kombëtare.
Koalicioni i djathtë i kishte kërkuar Berlusconit të kandidonte për president, por udhëtimi i tij drejt presidencës shihej plot me pengesa, për shkak të vështirësisë së arritjes së kuorumit të nevojshëm prej më shumë se 1 000 deputetëve dhe delegatëve rajonalë.
Ish-kryeministri kontrovers i Italisë kishte përballë të majtën, e cila përjashtyoi çdo mundësi për mbështetjen e kandiaturës së tij.
Berluskonit i është ndaluar përkohësisht kandidimi në poste publike pas një dënimi për shmangie tatimore në vitin 2013 dhe është ende në gjyq në të fundit nga një seri rastesh ryshfeti për dëshmitarët në atë që njihet si dosja "Bunga Bunga", më shumë se një dekadë më parë.
Presidenti italian ka shumë detyra ceremoniale, por është gjithashtu përgjegjës për zgjidhjen e krizave politike, çka e bën atë një rol kyç në një vend ku qeveritë nuk mbijetojnë më shumë se një vit.
Kandidati që del nga votimi i fshehtë duhet të ketë dy të tretat e shumicës në cilindo nga tre raundet e para të votimit. Pas kësaj mjafton shumica absolute.
As blloku i qendrës së djathtë dhe as blloku i qendrës së majtë nuk kanë vota të mjaftueshme për të imponuar një kandidat nga kampi i tyre, që do të thotë se duhet detyrimisht të gjejnë kompromis për të zgjidhur ngërçin.
"Ne do të punojmë me krerët e qendrës së djathtë ... për të rënë dakord për një emër që mund të gjejë konsensus të gjerë në parlament", thuhet në deklaratën e Berlusconit.
Aleatët e djathtë të Berlusconit, Lega e Matteo Salvinit dhe Fratelli d’Italia, e mbështetën vendimin e tij.
Add new comment