Zhytet Xhakarta, kryeqyteti i Indonezisë zhvendoset në Nusantara
Parlamenti indonezian ka miratuar zhvendosjen e kryeqytetit administrativ nga Xhakarta, në një qytet të ri të ndërtuar nga e para në ishullin Borneo.
Kryeqyteti i ri do të quhet Nusantara, që ka kuptimin arkipelag, fjalë me të cilën indonezianët zakonisht i referohen të gjithë vendit.
Zhvendosja është një projekt i përsëritur i qeverive të ndryshme indoneziane, që nga koha e Sukarno, i cili propozoi qytetin Palangkaraya. Edhe pse një digë është në ndërtim e sipër, Xhakarta, e cila tashmë është 40% nën nivelin e detit, po fundoset me një mesatare prej rreth 7.5 centimetra në vit.
Qeveria indoneziane njoftoi në prill 2019 planin për të zhvendosur kryeqytetin, i cili ndodhet në Java dhe ka mbi 10 milionë banorë, në një vend më të përshtatshëm.
Ndërtimi duhet të kishte filluar në fund të vitit 2020, por është shtyrë për shkak të pandemis së Covid-19, nga e cila Indonezia rezultoi vendi më i prekur në Azinë Juglindore (mbi 4.2 milionë raste dhe 144 mijë vdekje).
Zhvillimi i qytetit të ri fillimisht do të përfitojë nga fondet e dedikuara për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë deri në vitin 2024.
Add new comment