Putin paralajmëron NATO-n t’i rrijë larg Lindjes: Ukraina i përket Leninit  

Postuar në 23 Dhjetor, 2021 19:44

Një pyetje mbi Ukrainën provokoi nervat e presidentit rus, në konferencën që ai mban rregullisht çdo fundvit, një event zakonisht i parashikueshëm. Një gazetar i Sky News e pyeti Putinin nëse Moska mund të japë garanci dhe të premtojë se nuk do ta pushtojë fqinjin e saj.

Ju po kërkoni garanci nga ne? Jeni ju që duhet të na jepni garanci. Menjëherë. Tani! Dhe të mos e flasim më për dekada.

Ditët e fundit, Ukraina publikoi disa imazhe të marra nga sateliti, të cilat tregojnë shumë forca ruse të vendosura në kufirin e saj.

Moska e argumenton vendosjen e trupave në kufi si përgjigje të asaj që ajo e sheh si kërcënim për zgjerimin e NATO-s, ndërsa zyrtarët perëndimorë e shohin këtë si demonstrim të diplomacisë shtrënguese përmes së cilës Rusia shpreson të mbajë kontrollin e saj në Ukrainë.

Putini e portretizoi në mënyrë të përsëritur Rusinë si viktimë, duke pretenduar se Moska ishte tërhequr në konfliktin e Ukrainës, kur në të vërtetë ishte thjesht një "ndërmjetëse".

Ata duan të na bëjnë palë në konflikt dhe nuk është kështu,” tha ai.

Ai akuzoi NATO-n se ishte agresori i vërtetë, dhe shkoi më tej akoma duke shtuar se Perëndimi gjithmonë është përpjekur ta shkatërrojë Rusinë.

Ata na mashtruan. Thjesht na mashtruan. Pesë valë të zgjerimit të NATO-s”, tha ai.

"Dhe në krye të kësaj - pavarësisht se çfarë kemi bërë, ju gjithmonë keni shprehur "shqetësime". Dilni që  këtu megjithë "shqetësimet" tuaja. Ne do të bëjmë atë që ne e konsiderojmë të nevojshme. Ne duam të garantojmë sigurinë tonë”, tha ai.

“Veprimet tona do të varen nga situata në sferën e sigurisë. E bëmë të qartë se zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s në Lindje nuk është i pranueshëm. Nuk jemi ne ata që erdhëm në Shtetet e Bashkuara me raketa. Ata janë ata që po na vendosin raketa pikërisht në pragun e derës. Po sikur të vendosim ne raketa në kufirin e SHBA-së dhe Kanadasë? Apo në Meksikë?”.

Ai e kundërshtoi idenë e sovranitetit të Ukrainës, duke sugjeruar se vendi në të vërtetë i përket Vladimir Leninit.

"Kujt i përkiste Kalifornia?" pyeti ai, duket duke iu referuar Kalifornisë që ishte pjesë e Meksikës përpara Luftës Meksikano-Amerikane. “Po Teksasi? A e harruan këtë? Epo mirë, të gjithë kanë harruar Krimenë e dikurshme. Ne nuk mbajmë mend edhe se kush e krijoi Ukrainën – Lenini, kur krijoi Bashkimin Sovjetik”.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Lenini ka vdekur para 98 vjetesh i dashur. Bashkimi Sovjetik po ashtu para 20-vjetesh.
Zgjohuni nga gjumi letargjik. Rusia eshte pjese e Europes.
Une do ta shikoja me kenaqesi ate ne Europe ne gjirin e families se madhe Europiane.
Gezuar Krishtlindjet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.