Italia ashpërson masat, kërkohet tampon për të vaksinuarit
Në vigjilje të festave të fundvitit, Italia do të ashpërsojë masat kundër Covid-19. Corriere della Sera zbulon disa prej masave që pritet të miratohen në mbledhjen e qeverisë më 23 dhjetor. Përtej detyrimit për të poseduar një pasaportë vaksinimi, individëve që e kanë bërë vaksinën do t’u kërkohet edhe tampon në hyrje të mjediseve festive me shumë njerëz.
Masa e qeverisë mund të hyjë në fuqi më 27 dhjetor. Tamponi si kusht për të hyrë në diskoteka, kinema, teatro dhe stadiume është në fakt konfirmim i pamundësisë së vaksinës për të frenuar përhapjen e Covid-19, megjithatë ajo vijon të mbetet e detyrueshme në Itali për një kategori punonjësish, e cila do të zgjerohet nga shkurti i vitit 2022.
Comments
ben sens, te vaksinuarit
ben sens, te vaksinuarit perhapin virusin bile dhe me fort se perballojne ngarkese virale dhe me te larte ...
Add new comment