Putin kërcënon NATO-n: Mos kaloni vijën e kuqe në Ukrainë
Presidenti rus paralajmëron NATO-n se nëse i kalon “vijat e kuqe” në lidhje me Ukrainën, do të përballet me reagimin e Rusisë. Vendosjen e disa raketave sulmuese në territorin e Ukrainës, Putin e cilësoi një shkak për luftë. Në forumin e investimeve në Moskë, Putin tha se shpreson që arsyeja e shëndoshë të mbizotërojë nga të dy palët.
"Nëse disa sisteme goditjeje shfaqen në territorin e Ukrainës, koha e fluturimit për në Moskë do të jetë 7-10 minuta, dhe pesë minuta në rastin e përdorimit të armëve hipersonike. Vetëm imagjinoni pak", tha Putin. "Çfarë duhet të bëjmë në një skenar të tillë? Atëherë do të duhet të bëjmë diçka të ngjashme në lidhje me ata që na kërcënojnë në atë mënyrë. Dhe ne mund ta bëjmë këtë tani", citohet Putin nga Reuters.
Rusia sapo ka testuar me sukses një raketë hipersonike, e cila hyn në përdorim në fillim të 2022. Putin thotë se një rakete të tillë i duhen vetëm 5 minuta fluturim, pasi ka një shpejtësi nëntë herë më të madhe se shpejtësia e zërit. "Kërcënime të tilla (në Ukrainë) janë vijë e kuqe për ne. Por shpresoj se kjo nuk do të ndodhë. Shpresoj që sensi i përbashkët dhe përgjegjësia do të mbizotërojë, si në dy vendet tona ashtu edhe në komunitetin botëror," tha Putin.
Add new comment