Omicron si justifikim për vaksinimin e detyrueshëm të gjithë popullsisë
Kreu i shërbimit shëndetësor të Izraelit, Sharon Alroy-Preis ka deklaruar se të vaksinuarit që janë infektuar me variantin Omicron të Sars-CoV-2 kanë zhvilluar sëmundje të lehtë. Në këtë kuadër autoritetet izraelite kanë vendosur të përshpejtojnë vaksinimin në shkollat arabe, duke sinjalizuar kështu se frika si premisë, justifikon vaksinimin global të popullsisë, pa dallim moshe. Kjo vetëm pak orë nga identifikimi i variantit të ri, i cilësuar me gjithfarë stigmash dhe epitetesh.
Ky mesazh që vjen nga një vend që shëndetin publik e trajton si regjim ushtarak, na thotë se Vaksina është çelësi që shpjegon propagandimin e Omicron si hataja e radhës në botë, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje të tregohet kujdes. Me lëvizjen e radhës, pandemia kalon në një fazë të re menaxhimi që mund të cilësohet edhe si faza e vaksinimit përfundimtar të detyruar të mbarë botës, duke e shndërruar kështu njeriun në rob të biznesit që promovohet nga ato institucione që presupozohet se duhet t’i shërbejnë interesit publik.
Add new comment