Prefekti i ri i Tiranës
Afrim Qëndro, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor është emëruar së fundmi në detyrën e Prefektit të Tiranës. Një njeri që drejtonte një ndër entet më të përfolura në Shqipëri, Qëndro mori drejtimin e PS-së në Qarkun Vlorë ku e “tregoi veten” në zgjedhjet e fundit.
Është një zgjedhje që pak ka të bëjë me administrimin e punëve, por thellësisht politike. Është një përgatitje për karrierë në vendimmarrje të një njeriu që vjen nga menaxhimi e që të kujton mënyrën sesi u katapultua në politikë Benet Beci, apo edhe Belinda Balluku e ANTA-s.
Është një model që e solli Edi Rama, i cili i hapi rrugën njerëzve që kanë shkollim, por edhe përfaqësojnë të gjithë limfën e korrupsionit në këtë vend.
Add new comment