Austria vendos vaksinimin me detyrim nga 1 shkurti

Postuar në 19 Nëntor, 2021 12:19

Austria bëhet vendi i parë në Europë që imponon në mënyrë direkte vaksinimin. Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, njoftoi sot se vaksinimi kundër COVID-19 do të jetë i detyrueshëm nga shkurti 2022, ndërsa i fajësoi të pavaksinuarit se po “sulmojnë sistemin shëndetësor”.

Nuk kemi arritur t’i çojmë njerëzit drejt vaksinimit. Masat më të fundit kanë rritur vaksinimet ditore, por jo mjaftueshëm," tha Schallenberg. "Për një kohë të gjatë, ishte konsensus në vend që mandati i vaksinës nuk është i nevojshëm, por ne duhet të përballemi me realitetin."

Ndërkohë, Austria do të hyjë edhe në karantinë mbarëkombëtare për 20 ditë nga e hëna.

Megjithë karantinën për të pavaksinuarit që tashmë është vendosur, mbyllja 20-ditore është përpjekja e radhës për të frenuar infeksionet e koronavirusit ndërsa spitalet luftojnë për të përballuar fluksin e të shtruarve.

Më shumë se 15 000 raste të reja u raportuan të enjten, nga 11 000 që ishin në fillim të kësaj jave. Ndërkohë, shkalla e vaksinimit në Austri është shumë nën mesataren e BE-së, në 63 për qind.

Sektorët jo thelbësorë - shitja me pakicë, restorantet, hotelet dhe vendet e tjera të kohës së lirë - do të mbyllen gjatë karantinës, ndërsa supermarketet do të qëndrojnë të hapura.

Austria bëhet vendi i dytë në Europë pas Italisë që imponon vaksinimin. Në Itali, në fillim të tetorit, autoritetet vendosën ta nxisin vaksinimin duke bërë të detyrueshme pasaportat e vaksinës. Kundër këtyre të fundit vijojnë të mbahen protesta në sheshet e qyteteve më të mëdha prej javësh.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.