Bëhet politikë edhe pa ambasadat

Postuar në 09 Nëntor, 2021 15:02

Sot PS-ja vazhdon të jetë partia kryesore në vend. Më mirë organizata kryesore, dominuese e Shqipërisë, e tillë me të gjitha tiparet dhe veprimtaritë. Ajo nuk është organizatë mirëfilli politike, as vullnetare, sepse aty nuk ka më ndonjë gjë vullnetare. Ajo është organizatë kriminale, e korruptuar ndër të tjera.

Por ajo mbetet organizimi më i konsoliduar. Dështakët e Shqipërisë janë mësuar të realitet një dukuri të tillë në vend se ta denonconin atë si problemin kryesor politik të vendit.

Dhe dështakët janë përherë nga PD-ja, e katandisur së fundmi edhe për më të largëtin shqiptar me të, në një WC personale të Lulzim Bashës, këtij manekini të ambasadës amerikane.

E ilustrojmë këtë parafrazim të shkurtër me videon e kongresit të 10-të të PPSH-së, mbajtur në vitin 1991, për të kujtuar gjithkënd që sot del e llomotit si papagall pa thënë kurrfarë gjëje, se nëse sot PS-ja është ajo që është, e tillë që i lejon veten damianllëqe dhe belindllëqe nga më të neveritshmet, është sepse ajo ndihet e fortë. Dhe është e tillë sidomos falë këtyre akteve si ky i Dritëro Agollit që përkundër çdo gjase, me bindje të brendshme, por edhe me besim ndoshta te një realizëm i panegociueshëm për kohën dhe të ardhmen, doli dhe foli kundër turmës qorre në një Shqipëri që ishte po aq qorre asokohe.

Z. Agolli shpenzoi në atë rast kredencialet e shkrimtarit dhe zyrtarit të partisë për të ndërtuar kredencialet e një intelektuali të angazhuar, me të cilin mund të mos jesh fare dakord, por së paku duhet t’ia njohësh meritën se është aty me kokën e vet, mendimet dhe idetë e veta. Pa pritur që ndonjë ambasadë të japë leje. Është mirë që ata që rendin pas manekinit të PD-së – është ironike që në frëngjisht manikin i thonë Modeles – të kuptojnë se politika nuk varet nga ambasadorë dhe diplomatë anonimë, por nga vullneti i disa njerëzve që një herë të vetme kanë kurajën dhe libidon për të thënë Mjaft!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.