Dendias: Turqia, e angazhuar të mbajë Ballkanin Perëndimor jashtë Europës
Kursi europian i Ballkanit Perëndimor mund të prapakthehet. I këtij mendimi është ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, i cili gjatë një konference për shtyp me homolgun e tij slloven, Anže Logar ka vënë në dukje nevojën e një investimi maksimal nga Europa në ruajtjen e ritmit të procesit të integrimit.
Për fat të keq duhet t’i bie alarmit. Kursi europian i Ballkanit Perëndimor mund të prapakthehet. Dhe për këtë arsye ne duhet të bëjmë përpjekjet maksimale pasi ekziston përherë rreziku që Ballkani Perëndimor të rrëshqasë pas, më lejoni ta them, në të shkuarën e tij ballkanike. Dhe është shumë e rëndësishme që Sllovenia, e cila aktualisht mban Presidencën e BE-së është e ndërgjegjshme për këtë sfidë madhore
ka thënë Dendias.
Sipas tij ka një përpjekje nga aktorë jo europianë që po përpiqen ta nxjerrin Ballkanin Perëndimor nga Europa.
Ka fuqi që janë të angazhuara në Ballkanin Perëndimor nga Europa duke ofruar të ashtuquajturën ndihmë zhvillimi, avantazhe shkëmbimi, bashkëpunim ushtarak dhe deri edhe bashkpëunim në fushën e arsimi përmes institucioneve që predikojnë më shumë në favor të Vëllazërisë Myslimane dhe më pak për një kuadër arsimor modern europian
ka vijuar ministri i Greqisë.
Aludimi i Dendias shkon për Turqinë, një vend që ka investuar shumë për të konkuruar narrativën europiane në Ballkan, duke depërtuar me mjete diplomatike, ekonomike, por edhe duke shfrytëzuar lidhjet historiko-fetare.
Comments
Si mendon Redaksia? Te behemi
Si mendon Redaksia? Te behemi skllever te Greqise sic na beri ardhja ne pushtet e Dr Saleh Rame Birishes ne vitet 90te, qe edhe rrushin e portokallet I importonim nga Greqia? Apo t'i themi stop ndihmes ushtarake dhe ekonomike te Turqise?
Natyrisht BE nuk e ka ndermend te pranoj shtetet e mbetura te Ballkanit. Shqiperia si shtet I pavaurur qe eshte duhet te ndjek rrugen qe ben Serbia, hapur me te gjithe, Kine, Rusi, Israel e L te Mesme. Dhe, po I ecen vaj. Deri edhe SHBA po e armatos me shume se Malin e Zi e Shqiperine.
Ju pyeta, sepse keni shkruar per Turqine (ne shkollat e se ciles studiojne edhe femijet e qeveritareve me kombesi greke e vllehe) ku vete Dendias nuk e permend.
Mgjth ate zyrtaret greke fshihen mbas BE se, per cdo mosmarreveshje me Turqine, sikur ai femia trazavac qe kur nuk I plotesohen teket shkon e qan me denes te nena ose babai.
U bone ti aty...
Greqia, qe ka bllokuar Maqedonine qe nga pavaresimi i saj nga Jugosllavia, ka "guximin" te flas' per rreshqitje te vendeve te Ballkanit nga agjenda e EUse... Normalisht, ndryshimin e emrit te Maqedonise e kane kerkuar per te miren e vet Maqedonise, se norlaisht qe deshirojne te na mbajne ne rrugen per ne EU. Jo dy, por shumefytyresi nga shteti grek. Mos te harrojme edhe kushtezimet per delimitimin e detit qe Greqia e ka me Shqiperine.
Te gjithe kushtezojne, e mandej, sapo mbarojne pune, nisin e predikojne principe, standarte, rruge per ne EU, etj.
Duhet te kete nje distancim te shendetshem ndaj te gjitha shteteve qe me fondet e tyre kerkojne te ndikojne te ardhmen e shteteve te Ballkanit, perfshire edhe Greqine.
Te konsiderohet Turqia si
Te konsiderohet Turqia si alternative eshte pakonceptueshme per njerez me dy gram vetedije.
Po pse mo Minister
As Turqia, po as Kina e as Rusia nuk ka qene dhe besoj nuk do te jete ndonjehere alternative e BE per asnje qeveri te Ballkanit Perendimor. Per ministrin e jashtem grek, nuk qendron problemi te dashuria qe ai ka per vendet e Ballkanit, por i intereson te pakten per xhepin e qeverise se tij. Eshte Greqia qe iu be barrikade Maqedonise per nje teke te emrit, qe pas nderrimit, nuk kuptohet se cfare ka fituar. Eshte po Greqia qe behet barrikade, jo me pak se Holanda per Shqiperine. Dhe kjo per ca varre ushtaresh qe as nuk kane ekzistuar kurre ketej nga Jugu, e per nje bandit qe pasi sulmoi policine shqiptare mbeti i vrare, por qe policia shqiptare nuk ka bythe (per te tjera aresye) te thote, e vrava se ishte kriminel.
Dendias nuk eshte se i pas per Shqiperine, dhe gjithe bota e di se Greqise nuk i intereson qe Shqiperia te kete te njejtin status, pasi e para qeshtje qe do hapet eshte Cameria.
Por Dendias ka hallin e Turqise. A e spjegon dot ministri grek afrimin e shtetit fetar helen me rradikalet e Abu Dhabit? Po forcimin e marredhenieve me Ruadin? Cfare do ndodhe nese Ankaraja per 2-3 jave afrohet me shume me keto dy vende? Ajo qe ka ndodhur gjithmone, greket do ti lene ne rruge te madhe miqesite e dashurite me arabet, pasi nuk eshte se i donin per vete, por meqe kishin mosmarreveshje me Turqine. Njesoj eshte edhe fjala se bashku me ministrin Slloven, qe u tregua aq xhentil sa i takon.
Dendias eshte kundra cdo lloj afrimi te vendit tone me dike, Aq me teper me Turqine. Greket e kane me shume frike qe nese marrin nje hap te nxituar me Shqiperine, do te dale jo Erdogan, po kushdo tjeter qe do vije pas tij, edhe pas 20 a 40 vitesh, e te beje ate qe Tansu Ciller beri ne 97.
Add new comment