Një grup miliarderësh amerikanë marrin nismën për krijimin e mediave të reja kundër dizinformacionit

Postuar në 27 Tetor, 2021 15:13

Një grup biznesmenësh me në krye miliarderët Reid Hoffman dhe George Soros ka ndërmarrë nismën e krijimit të disa mediave me synim luftën ndaj dizinformimit. Grupi në fjalë do të drejtohet nga Tara McGowan, një ish-stratege e demokratëve e që deri pak kohë më parë ka drejtuar një OJQ të quajtur ACRONYM, e cila menaxhoi një fushatë të tërë dixhitale kundër Trump në shifrat që arritën në 100 milionë dollarë. Në mbështetje të ACRONYM ishte edhe Hoffman, themelues i LinkedIn.

Ideja mbetet e njëjta: pas platformës së re qëndron i ashtuquajturi Informacion i Mirë që nënkupton informacion të bazuar në fakte.

Ne po zbulojmë investitorët tanë, sepse ne besojmë – sidomos tani në këtë mjedis mosbesimi – kjo transparencë është me të vërtetë e rëndësishme

ka thënë McGowan.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tamam kur pretendojne te thone te verteten kepusin rrenen me te madhe. Ky eshte klubi i genjeshtareve dhe manipulatoreve qe genjen naivet me fjale te bukura dhe fsheh te verteten skandaloze qe ne kete bote kur te mbushin mendjen se po te thone te verteten gjoja se vdesin nga dashuria dhe dhimsuria per ty, ne fakt e kane lyer gishtin me vaj qe mos e ndjesh shume kur te ta fusin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.