Greqia mbron Zonën Ekskluzive me Egjiptin me kartën e energjisë elektrike

Postuar në 20 Tetor, 2021 12:21

Greqia dhe Egjipti kanë firmosur një marrëveshje të intekroneksionit të energjisë përmes Mesdheut. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e ka cilësuar marrëveshjen si me rëndësi kritike për Europën nisur nga fakti se ajo jep një mundësi burimi të ri për energji.

Kjo është absolutisht kritike për stabilitetin e Europës. Energjia e prodhuar në Egjipit duhet të gjejë rrugën e vet drejt Europës

tha Mitsotakis gjatë samitit të Athinës për Krizën Klimaterike.

Në këtë kuadër, Mitsotakis e ka cilësuar marrëveshjen për Zonën Ekskluzive Ekonomike mes Egjiptit dhe Greqisë si me rëndësi gjeopolitike, një koment ky që tërheq vëmendjen e Perëndimit përkundrejt manovrave të Turqisë që nuk e njeh këtë lloj ndarjeje në Mesdheun Lindor. Duhet vënë në dukje se Ankaraja ka aktualisht një mik më pak në Europë, teksa kancelarja gjermane Merkel ka dalë nga skena dhe ishet e vetmja politikane ndoshta që ruajti marrëdhënie me Turqinë në funksion të përmbajtjes së valës migratore nga Lindja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.