Probleme me airbag-un, SHBA nis verifikimin për 30 milionë automjete
Një hetim ka nisur në SHBA për mbi 30 milionë automjete të prodhuesve të ndryshëm. Hetimi i autoriteteve të sigurisë së automjeteve janë përqendruar te airbagu dhe mekanizmi që bën fryrjen në çastin e përplasjes.
Lajmin e bën të ditur Reuters, e cila u referohet disa dokumenteve të qeverisë amerikane.
Hetimi i ri përfshin automjete të montuara nga Honda, Ford, Toyota, General Motors, Nissan, Subaru, Tesla, Ferrari, Mazda, Daimler, BMW, Chrysler (tani pjesë e Stellantis), Porsche, Jaguar Land Rover (në pronësi të Tata Motors) dhe të tjerët.
Gjatë dekadës së fundit, më shumë se 67 milionë airbag të tipit Takata janë tërhequr nga tregu në Shtetet e Bashkuara - dhe më shumë se 100 milionë në mbarë botën. Kjo është tërheqja më e madhe në historinë e sigurisë automobilistike, pasi pajisja që fryn airbagun mund të lëshojë bashkë me ajrin edhe fragmente metalike në raste të rralla.
Kjo është bërë shkak për të paktën 28 vdekje në të gjithë botën, përfshirë 19 në Shtetet e Bashkuara të lidhura me inflatorët e gabuar Takata dhe më shumë se 400 lëndime.
Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut dhe Autostradave thotë se shkaku i shpërthimeve të inflatorit që mund të lëshojnë fragmente vdekjeprurëse është një lëndë djegëse që prishet pas ekspozimit afatgjatë ndaj luhatjeve të temperaturës së lartë dhe lagështisë. Agjencia ka kërkuar që të tërhiqen nga tregu të gjitha pajisjet pa agjent tharës.
Në Shtetet e Bashkuara, janë raportuar 16 vdekje në automjetet Honda, dy në automjetet Ford dhe një në BMË, ndërsa 9 vdekje të tjera të Honda-s kanë ndodhur në Malajzi, Brazil dhe Meksikë.
Në fillim të këtij viti, NHTSA tha për 67 milionë inflatorë të tërhequr, afërsisht 50 milionë janë riparuar.
Add new comment