Erdogan shprehet i gatshëm të ndërmjetësojë një marrëveshje të re për Bosnjen
Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi ka prodhuar një lloj zhvillimi diplomatik. I pyetur nga gazetarët në Stamboll, Erdogan ka deklaruar Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë mes boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve nëse përfaqësuesit e tyre e dëshirojnë një gjë të tillë.
Turqia do të jetë e pranishme nëse boshnjakët, kroatët në Bosnje dhe serbët bashkohen dhe thonë se duan t’ia japin Turqisë një detyrë të tillë. U kam thënë atyre tashmë. Nëse merrni një vendim të tillë, ne do të bëjmë vlerësimet tona. Merreni këtë vendim si një trojkë, mos prisni udhëzime nga gjetkë
është shprehur Erdogan.
Qëndrimi i tij duket të jetë i koordinuar pasi mediat serbe raportojnë se anëtëri seb i presidencës boshjake, Milorad Dodik, u shpreh gjatë vizitës së Erdogan në Sarajevë se situata në vend mund të zgjidhet me ndërmjetësimjn e presidengëve të Turqisë, Serbisë dhe Kroacisë, një deklarim që është kritikuar nga presidenti boshnjak Zeljko Komsic që e ka cilësuar atë si ftesë ndaj të huajve për t’u përfshirë në ndryshimin e Marrëveshjes së Dejtonit.
Add new comment