Moska riaktivizon aleancën post-sovjetike në Azinë Qendrore

Postuar në 29 Gusht, 2021 17:29

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani është kthyer në shqetësim për Rusinë, e cila e sheh Azinë Qendrore Sovjetike si pjesë të krahut mbrojtës jugor dhe i druhet përhapjes së radikalizmit islamik.

Moska thotë se do të punojë më ngushtë me anëtarët e tjerë të një aleance post-sovjetike për sigurinë, pasi tërheqja e forcave amerikane nga Afganistani ngre rreziqe të sigurisë rajonale.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se Moska i ka shtuar kontaktet brenda Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë e udhëhequr nga Moska që grupon gjashtë ish-shtete sovjetike.

"Ne jemi në kontakt të ngushtë me anëtarët e CSTO mbi Afganistanin ... Kjo është arsyeja pse ndërveprimi ynë brenda CSTO duhet të forcohet," citohet ai nga Yahoo News, e cila i referohet agjencisë së lajmeve RIA.

Ai tha se rreziku i kalimit të militantëve afganë në vendet fqinje është shtuar pas marrjes së shpejtë të kontrollit nga ana e talebanëve, pas largimit të ushtarëve amerikanë.

Shoigu thotë se trafikimi i drogës është një tjetër shqetësim.

CSTO bëri të ditur të premten se do të mbajë stërvitje ushtarake në Kirgistan dhe Taxhikistan nga shtatori deri në tetor, duke përfshirë disa mijëra trupa për shkak të situatës në Afganistan. Ndërkohë programi për riarmatimin e Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit do të vazhdojë, bëri të ditur ministri rus.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.